Greqia rikthen pengesa/ Si do realizohet lëvizja e emigrantëve shqiptarë pas 31 marsit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë ka publikuar në fletoren zyrtare qarkore sipas së cilës emigrantët shqiptarë do të lejohen të kalojnë lirshëm me vërtetimin blu deri në 31 dhjetor 2024.

Kjo qarkore rrëzon atë të mëparshmen, sipas së cilës shqiptarët e Greqisë do të pengoheshin të qarkullonin pas 31 marsit, nëse ishin në pritje të lëshimit apo rinovimit të lejes së qëndrimit

Ministria e Emigracionit kishte premtuar rrëzimin e qarkores penguese, ndërsa shtyrja e afatit jepet deri në 31 dhjetor 2024 pasi në 1 prill 2024 hyn në fuqi Kodi i Rinovuar i Emigracionit, ku veç reformave të tjera në favor të Emigrantëve parashikohet edhe të mos ketë më leje qëndrimi në pritje për afate kaq të gjata kohore, çfarë përbënin ngërç për një sërë procedurash të përditshme.

Vonesa në lëshimin e lejeve të qëndrimit u theksua shumë gjatë pandemisë dhe ndryshimit të sistemit në atë elektronik menjëherë më pas./O.S

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV