Studimi: Qentë i ndihmojnë njerëzit të përmirësojnë përqëndrimin e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qentë mund t’i ndihmojnë njerëzit të reduktojnë nivelet e stresit dhe të përmirësojnë përqendrimin dhe kreativitetin, sugjeron një studim i ri nga studiuesit në Universitetin Konkuk në Seul.

Duke përdorur elektroencefalografinë (EEG), kërkuesit monitoruan aktivitetin e trurit të 30 të rriturve të shëndetshëm ndërsa ata angazhoheshin në aktivitete të ndryshme me qentë, përkatësisht “takime, lojëra, ushqyerje, masazh, kujdes, fotografim, përqafim dhe ecje”.

Shkencëtarët kanë zbuluar se lloje të ndryshme ndërveprimesh kanë efekte të ndryshme te subjektet. Sipas studimit të botuar në revistën PLOS One, loja me, masazhimi dhe pastrimi i qenve rezultoi në rritjen e valëve beta të trurit tek pjesëmarrësit, “duke treguar rritje të përqendrimit pa stres”.

“Të luash me një qen kishte një efekt veçanërisht pozitiv në relaksim dhe përqendrim”, shtojnë shkencëtarët.

Ecja me qenin kishte një efekt të rëndësishëm në relaksim, tregoi matja e fuqisë së valëve alfa të trurit.

Rezultatet tregojnë se “aktivitetet specifike të qenve mund të aktivizojnë relaksim më të fortë, stabilitet emocional, vëmendje, përqendrim dhe kreativitet duke lehtësuar rritjen e aktivitetit të trurit“, thanë studiuesit Onyoo Yoo, YuTong Wu, Jin Soo Han dhe Sin-Ae Park./E.Ç

Të fundit

Lamtumirë Leka Bungo! Regjisori i njohur ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare

Është ndarë sot nga jeta në moshën 81-vjeçare regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo. Regjisori do...

Së shpejti Kurti e Vuçiç ulen për dialogun, Sorensen: Do të avancojmë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka reaguar pas takimit trepalësh me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun, Besnik Bislimi...

11 qershor 2018, Donald Tramp e Kim Jung takohen në Singapor

Më 12 qershor 2018, në Singapor, u zhvillua një takim historik mes presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së...

Grushti i hekurt i Trump, 9,000 emigrantë do të dërgohen në Guantanamo

Donald Trump njoftoi dërgimin e 9,000 emigrantëve në burgun e sigurisë maksimale në Guantanamo. Në prag të një mega-parade në Uashington për të festuar 250-vjetorin...

Parashikimi i motit, 11 Qershor 2025

Përgjatë orëve të paradite, territori shqiptar do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë...

Lajme të tjera

Web TV