“Më akuzuan”, Luiza Gega flet për lidhjen me ish partnerin e Klodiana Shalës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitin e kaluar, Klodiana Shala, një ndër atletet më të njohura në vend, bëri një deklaratë, në të cilën u shpreh se ish-partneri i saj, me të cilin ishte njohur që prej moshës 18-vjeçe, tashmë ishte i dashuri i Luiza Gegës, duke lënë të nënkuptohej se kjo e fundit kishte hyrë mes tyre.

“Jemi njohur kur isha 18 vjeç e gjysmë dhe jam ndarë kur u bëra 33 vjeç. Erdhi një pikë që nuk kishim më respekt për njëri-tjetrin. Por jeta vazhdon, ai vazhdon karrierën pas medaljeve të mia. Ai sot është në krah të Luizës. I uroj të dy kur marrin medalje. Edhe Luizën, sepse atë pothuajse e kam rritur vetë. Si Luiza edhe shumë sportistë të tjerë, vinin në shtëpinë tonë. Sepse thoja gjithmonë mua sikur zoti m’i sjell njerëzit që kanë shumë probleme, s’kanë mundësi ekonomike. Dhe kam dashur që të shkojnë të gjithë shumë larg kur kanë talent. Ky ka qenë parimi im, pavarësisht e dinë apo s’e dinë, unë e bëj me dëshirë”,– tregoi Klodiana Shala në atë kohë.

Lidhur më këtë deklaratë, në një intervistë të dhënë së fundmi, Luiza Gega ka treguar se është akuzuar padrejtësisht nga Klodiana si arsyeja që ajo dhe ish-partneri i saj janë ndarë.

“Eshtë e çuditshme për të të shpjeguar marrëdhënien që unë kam me trajnerin tim që sot është partneri im. Për fat të keq, vitet e fundit ngela vetëm unë në ekip, dmth si sportiste e mirë. Në vitin 2012 Klodiana dhe dhe Taulanti i dhanë fund lidhjes së tyre dhe mbas atij viti nuk pati më kontakte. Marrëdhënies së tyre thjesht i erdhi fundi. Më vonë, mbas 2-3 vitesh, kur ti ke një njeri, një shok dhe shikon ta kesh si familje. Ai ka qenë beqar. U përfol se jam futur në mes të një çifti por nuk do ta bëja kurrë në jetën time. Nuk ma lejon karakteri im. Ka qenë një marrëdhënie që kishte marrë fund prej shumë vitesh dhe nuk është që unë kërkoja një marrëdhënie me të por gjërat erdhën shumë natyrshëm”, shprehet Luiza./E.Ç

Të fundit

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, ministri Hasani: Shqipëria është në anën e lirisë

Ditën e sotme u ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar...

“Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve”. Flet njeriu që heshti Beogradin para 38 vitesh

Marrëdhënia dhe historia sportive futbollistike e Shqipërisë dhe Serbisë njeh pak kontakte, shumë tension por edhe shumë gëzim dhe sukses në fakt. Brezat e rinj...

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara përfundimit të mandatit të tij....

Lajme të tjera

Web TV