Kronika me veten në qendër dhe të tjerët anash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Agron Gjekmarkaj

Në parti po lulëzon mpirja, ikën ditët kur qahej e qeshej si tezja, ku lotorja mbushej plot me lot gëzimi e hidhërimi.

U nisa drejt Kuvendit tashmë me një peshë të madhe mbi supe. Unë zëvendës lider i përgjithshëm dhe i përhershëm në krah të liderit në perspektivë Gazi dhe Jorushit të Tabakëve e çamë rrugën me krenari për në sallë.

E kisha ëndërruar këtë ditë që të shfaqesha në krah të kryezëvendës liderit Muli po nuk qe e thënë. U ndjeva pak jetim ndonëse Gazi më këshillonte, “kokën lart, drejt shikimin”! Ashtu bëra eca si kolos i bindur që gjithë historia po më shikonte. Nga pas më ngjante se njerëzia plot besim në mua thërriste “kolosi alabar, kolosi akbar”.

Jorushi herë pas here fliste për paudhësitë dhe gjëmat që bota përreth i punonte orë e çast. Ne i thonim ata tutje ti tehu dhe buzëqeshja i rikthehej si këndellje lubrifikuese mbi mekanizmat e partisë në lëvizje së cilës i del në teh si ikonë.

Na kishte marrë malli për pak paqe pas muajsh luftë ani pse mbi rroba kishim kudo gjurmët e saj dhe aroma e barutit mpakur nuk ishte. Luftëtarët dukeshin si pensionistë.

Majko nën shembullin e veteranëve shikonte ku mund të ngriheshin lapidarët e qëndresës partizane ku pionerët e partisë të vinin në të ardhmen kurora me lule. Një pllakë këtu për Dilon, një tjetër për Vullnetin, një gur për Bafton jepte udhëzime. Gjeneral Kollçaku dëshironte një stendë memorial të armëve të përdorura.

Muçua si nip Hoti e kishte ndarë mendjen që 50 vjeç do bëhej trim për herë të parë dhe erdhi si Çeçua e foli si e ëma e Zeqos. Pastaj Lindita e dëboi. Braçja zihej me veten dhe të tjerët, fliste me veten që të dëgjonin të tjerët.

Klotilda kishte rënë në të thella ndiente nostalgji për kohen kur gijotina punonte për marshallah.

Shalsi kishte dilema politike teksa bënte pyetjen dikur mbronim Muçon mos e rrihte Salianji tani duhet të mbrojmë ju mos ju kopanis Muçua. Kjo ishte shumë e thellë edhe për vete Tonin i cili si klerik dëshiron që haka të shkojë tek i zoti.

Klosi dhe Etilda u zhytën në mërmërima të zgjatura në biseda të një rëndësie parësore siç është evolimi i motit orë pas ore. Ndonjëherë rënkimi i Blerinës hynte në mes si murla dhe ata pyesnin u prish koha?

Lexo edhe :  Veton Surroi: Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Laertit i kishte rënë një prishaqejfllëk prej të papuni. Në parti po lulëzon mpirja, ikën ditët kur qahej e qeshej si tezja, ku lotorja mbushej plot me lot gëzimi e hidhërimi. Çyrbja po kaq vërtitej në maraz.

Kujtonte kohët kur thirrej “Çyrbja i krimit”, kur alltia dhe pisqolla kërciste si në karadak tani i vinte të fshihej në një shpellë si Muji e Halili kur forca e krahut u mund nga plumbi. Bora kishte rënë në një meditim të ëmbël e krehur gjithë merak e naze. Pse i ka Babo zët seancat dukej sikur mundohej?

Xhemal Qefalia tund kokën pa pushim dhe i thoshte Nasipit “ka rënë shumë niveli i diskutimeve, askush nuk i referohet Konfucit atij burri të lartë që më ndriçon udhët e mendimit”. Nasua i xhevaposej “hall të madh ke vëlla”. Moskuptimi është emblema e modernitetit.

Dash Sula një domate si gjyle nxorri. Ministrat të gjithë u fshehën. Në mes më gjet Luan Baçi i cili e ndjek virtytin nga pas si gjahtari lepurin. Kosta i Gramozit dhe Linditës dëgjon nga lozha fjalimet dhe psherëtin dembelueshëm “jallanë kjo dynja”. Ai pret me padurim ti vërë për fill trazimet llaf i Antonetës.

Albana e menduar pasi akuzoi Babon se ka dorë mbi gratë vërtitet nëpër sallë, shpesh bën sikur nuk më sheh duke më sëmbuar në gji e ndonjëherë më ngjatëton duke ma kthyer gëzimin. Qerrateshën do ta kallëzoj tek Zonja Kalaja dhe Zonja Garo. Ato më kanë xhan.

Tao u kthye, gusha e të cilit ishte tkurrur qamet nga një dietë e fortë mesdhetare. Sapo Mamica kthehej, nata largohej. Ikte ajo, terri si tis binte mbi qeverinë e lodhur së përsërituri një fjalim 12 vjeçar.

Çuçi shikonte nga Bela e cila gjerbte një kaf që nuk kishte të sosur gati me melankoli, i pasigurt në duhej të shfaqej entuziast apo i zymtë. Ulsiu hapte me gojë kur fliste Braçe, shpirti i lypte paqe e trupi gjumë.

Nikoqiri ishte si i hequr nga gripi dhe prerja e barkut. Tani po flet Ibrahimaj, kronika mbyllet vetvetiu. Dhurata Çupit e sapo kthyer nga Athina, Dash Sula i dukej si Leonidha në Termopile. Salianji pasi ngatërroi gjithë dynjanë iku edhe nga akçihanja e Parlamentit./  S.M

Të fundit

Katër fëmijët ishin në banesë, zbardhen detajet e rënda nga vrasja e shqiptares në Greqi

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë këtë mëngjes.Një 40-vjeçar shqiptar qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten...

“The Devil Wears Prada 2”, moda e mbuluar me diamante

Anne Hathaway dhe Meryl Streep rikthehen me bizhuteri luksoze dhe veshje që premtojnë të ndezin trendet e reja   Filmi i shumëpritur “The Devil...

Braçe denoncon bllokimin e korsisë së emergjencës në Unazë: Nuk funksionon

Deputeti socialist Erion Braçe vijon denoncimin publik të problematikave sociale dhe shëndetësore që prekin qytetarët e kryeqytetit. Ditën e sotme ai ka bërë një video-postim të shoqëruar...

22 gusht 1962 – Atentati, paramilitarët komplot për të vrarë Charles de Gaulle

Në fillim të viteve ’60, Franca gjendej në një nga periudhat më të tensionuara të historisë së saj moderne. Lufta e Algjerisë po hynte...

Historia prekëse, shqiptari në Gjermani gjen vajzën e tij pas shumë vitesh

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje në Gjermani. Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979. Por kur vajza e...

Lajme të tjera

Web TV