Grida i bëri KPD Bashës përmes Top Channel!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Alban Daci

Dalja mbrëmë e Bashës në një studio televizive pas thuajse 2 vitesh ishte një lajm, por më shumë lajm bëri, sepse biseda i zhvillua kryesisht  me ish zëvendësen e tij dikur e sot moderatore televizive! E gjitha biseda dukej sikur ishte interpersonale ne këndvështrimin politik! Madje, nëse duhet të bëjmë krahasimet me KPD e famshme të Nanos, pak dallime mund të ketë, por në linja të përgjithshme ishte thuajse njësoj!

Grida i bëri shumë pyetje për drejtimin e situatën e PD  që ndoshta në atë kohë shumë bashkë drejtues nuk ja kanë bërë, por që sot shumë demokratë do të donin t’ia bënin!

Basha edhe për shkak të faktit se përballë kishte Gridën, por edhe për faktin se tashmë nuk ka asgjë çfarë të humb duke shpresuar në ringritjen politike ishte i drejtpërdrejtë dhe sinqertë në përgjigjet e tij!

Ndoshta niveli i bisedës në këndvështrimin e lidershipit nuk ishte si duhet, por ishte i mirë dhe i domosdoshëm në optikën politike!

Basha me gjuhën e trupit të tij e sidomos me kontrollin e lëvizjet e duarve duke sikur kishte një farë tensioni, jo për përmbajtjen e bisedës në vetvete, por për faktin dhe pasigurinë sesi do të pritej para publikut pas një pauze dy vjeçare, kjo falë zgjedhjes së tij!

Mendoj se Basha ka kaluar një test të mirë mbrëmë dhe ka dëshmuar se ai është i vendosur në rrugëtimin e tij politik, duke konfirmuar edhe një herë se vazhdon të jetë një faktor i rëndësishëm politik e publik përtej llogjikës së numrave apo të ngjarjeve të ndodhura në këto dy vite!

Edhe paneli ishte i mirë, sepse i bënë shpesh pyetje të drejtpërdrejta dhe e për çështje konkrete! Ndoshta moderimi mund të ishte më i mirë në kuptimin e pyetjeve, përgjigjeve dhe dëgjimit, por mendoj sesi dalje e parë pas dy vitesh pauzë dhe me shpresën se nuk do të fillojë një pauzë e re paafat ishte në momentin e në hapësirën e duhur!/e.t

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV