Megan Fox zbulon për herë të parë operacionet plastike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megan Fox tregoi se asaj iu desh të kapërcejë disa frika serioze rreth operacioneve plastike.

Aktorja e “Expend4bles” u shfaq në episodin e së mërkurës të podcast-it “Call Her Daddy” dhe ndau me prezantuesin Alex Cooper procedurat që ajo ka bërë në trupin e saj. Fox, 37 vjeç, tha se ajo bëri operacionin e saj të parë në gjoks kur ishte rreth 22 vjece që ishte pasi luajti në filmin e parë “Transformers”.

“I ribëra pasi mbarova me ushqyerjen me gji të fëmijëve të mi”, tha ajo për procedurën e saj të dytë.

Siç thekson Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë, “Shtatzënia dhe ushqyerja me gji mund të ndryshojnë përgjithmonë pamjen dhe ndjesinë e gjoksit tuaj. Është e zakonshme të përjetoni varje, rënie ose një pamje “të shfryrë”.

Dhe kjo është ajo që Fox tha se ndodhi pasi mirëpriti tre djemtë e saj, Noah Shannon, 11 vjeç, Bodhi Ransom, 10 vjeç dhe Journey River, 7, me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, nga i cili u nda në 2020.

Fox u shpreh: “Unë nuk e di se ku shkoi gjoksi im por iku”. Dhe ajo tregon se më pas i është dashur t’i nënshtrohet një procedure të tretë.

“Më është dashur t’i rinovoj së fundmi, sepse gjatë ndërhyrjes së parë, nuk kisha mjaftueshëm yndyrë trupore”.
Por ndërsa ajo ka pasur tre operacione në gjoks, Fox thotë se nuk është një fanse e thikës.

“Nuk më pëlqen operacioni. Trupi im nuk reagon mirë ndaj anestezisë së përgjithshme, dhe kështu kur shkoj për të bërë një operacion, është një punë shumë e madhe. Unë takoj të gjithë mjekët e mi dhe duhet të më thonë nëse kanë parë ndonjë ogur të keq, nëse kanë parë ndonjë buf, sorra, nëse dikush ka shkelur një merimangë, nëse ka pasur ndonjë insekt të ngordhur sepse kam shumë frikë të vdes nën anestezi të përgjithshme. Unë nuk e marr lehtë operacionin. prandaj nuk kam pasur shumë prej tyre.”/E.Ç

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV