“S’bëra fëmijë tjetër për shkak të punës”, Najada Çomo tregon zgjedhjen e vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja e njohur Najada Çomo ka rrëfyer rreth jetës së saj ditën e djeshme.

Ajo ka rrëfyer se prindërit e saj vijnë nga Vlora dhe Dibra e Madhe. Më pas ka rrëfyer njohjen me bashkëshortin.

“Bashkëshorti im kishte ardhur në Tiranë, unë sapo isha emëruar në spital. Një kushërira e bashkëshortit dhe shoqja ime e ngushtë u bë sebep që të bëhej një goditje mes meje dhe atij. Ishte një gjë e shpejtë që u finalizua brenda një muaji apo dy muajsh. Nuk po them se ishte një dashuri e zjarrtë nga ato që digjesh por nga ato dashuri që mbahen për të gjithë jetën.

Unë që kur isha vajzë doja të kisha një fëmijë. Nuk e di cila ishte arsyeja por unë doja vetëm një. Edhe nëna e bashkëshortit donte që të kishim vetëm një fëmijë dhe erdhi ajo që sot është vajza jonë Greis. Ajo donte shumë një motër ose një vëlla, por puna në spital kishte ngarkesë . Unë s’jam e vetmja grua që punoj në spital. Ka shumë gra që punojnë në spital dhe kanë dhe dy ose tre fëmijë. Por unë largohesha nga shtëpia për një kohë të gjatë. Ikje nga shtëpia në mëngjes dhe ktheheshe ditën tjetër. Për Grejsin më vjen keq që s’ka një motër ose një vëlla.
Unë me të kam gjithmonë në pozicionin e prindit, më tolerant ndaj saj ka qenë babai i Grejsit.”/E.Ç

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV