Shkencëtarët kanë shpikur një lëpirëse për të zbuluar kancerin e gojës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesit zhvilluan një lëpirëse që mbante shije të ndryshme për të zbuluar kancerin e gojës, duke u larguar nga një proces i dhimbshëm dhe që kërkon kohë, pasi shkencëtarët thonë se po hyjnë në një fazë të re të projektit të tyre aktual.

Aktualisht, testimi po bëhet me ndihmën e një kamere që futet përmes gojës ose hundës dhe më pas grumbullohen mostrat për laborator. Duke iu referuar procesit, Dr Iain Foulkes, drejtor ekzekutiv i kërkimit dhe inovacionit në Cancer Research UK, tha:

“Ne duam një test alternativ të saktë, më të shpejtë dhe më të mirë që mund të na ndihmojë të diagnostikojmë më shpejt rastet e kancerit të gojës”.

Por metoda e zhvilluar së fundmi, sipas shkencëtarëve në Universitetin e Birminghamit, do të ishte e shpejtë. Ajo përbëhet nga hidrogel që mund të thithë pështymën dhe proteinat. Sipas raportit të Independent, shkencëtarët thanë se substanca e përthithur më vonë mund të dërgohet në laborator për analizën e proteinave.

Dr Ruchi Gupta, profesor i asociuar i biosensorëve në Universitetin e Birminghamit, tha:

“Ne jemi vërtet të ngazëllyer për të filluar fazën tjetër të këtij projekti. Ne shpresojmë që të mund të jemi të parët që do të bëjmë një pajisje shumë më të mirë për diagnostikimin e kancerit të gojës për pacientët dhe më i lehtë për t’u përdorur nga mjekët e përgjithshëm.”

Cilat janë simptomat e kancerit të gojës?

Një ulçerë në gojë që zgjat për më shumë se tre javë, një njollë e kuqe/bardhë brenda gojës, një gungë brenda ose në buzë, dhimbje, vështirësi në gëlltitje dhe të folur, një gungë në qafë ose në fyt dhe humbje peshe janë simptomat kryesore sipas Shërbimeve Kombëtare Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar./e.t

Të fundit

Toka pjellore e Pilincëve!

Nga Lavdrim Lita Gjermani Otto Witte, me profesion akrobat orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik që e njihte...

“Izraeli e ka humbur humanizmin”/ Vrasja e gazetarëve në Gaza, reagime nga organizatat

Organizatat ndërkombëtare të medias dhe liderët botërorë kanë dënuar vrasjen e dy gazetarëve dhe tre kameramanëve të Al Jazeera dhe një gazetari të pavarur...

Ronaldo i propozon Georginës për martesë, unaza miliona dollarëshe bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë zyrtarisht të fejuar! Pas një lidhjeje që ka zgjatur mbi 7 vite, superylli portugez i futbollit i ka...

Rama kështu, Sala ashtu, SPAK-u kështu…

Nga Ardian Vehbiu Ca miq të mitë në FB i shoh që postojnë vetëm për politikë. Më duket çudi që politika zë në jetën e...

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha...

Lajme të tjera

Web TV