Artisti ndan foton e papublikuar të Kate Middleton para betejës me kancerin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muzikanti dhe aktori britanik, Martin Kemp, ka ndarë një foto personale me Princeshën Kate që nuk e kemi parë kurrë më parë.

Pas diagnostifikimit të saj me kancer, Kemp dërgoi në mediat sociale mesazhin e tij. Fotoja, e realizuar vitin e kaluar, tregonte një princeshë të buzëqeshur me katër anëtarët e familjes Kemp: Martinin, gruan e tij Shirley, vajzën e tyre Harley Moon dhe djalin, radio DJ Roman.

“Duke dërguar kaq shumë dashuri për Princeshën e Uellsit dhe gjithë familjen e saj”, ka shkruar ai në mbishkrimin e postimit.

Fotoja është bërë jashtë shtëpisë së Martin dhe Shirley në Hertfordshire, ku Princesha Kate xhiroi një film të shkurtër me djalin e tyre Roman duke diskutuar mbi fushatën ‘Shaping Us’ për rëndësinë e viteve të hershme në formimin e moshës madhore./E.T

Të fundit

Shkencëtarët zbulojnë një botë të humbur 34 milionë vjeçare nën 2 kilometra akull

Një zbulim inovativ është bërë nën shtresën e akullit të Antarktidës Lindore, ku studiuesit e udhëhequr nga Stewart Jamieson...

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e kthimit të turit të dytë...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Lajme të tjera

Web TV