Blake Lively kërkon falje pasi bëri shaka me foton e edituar të Kate Middleton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javën e kaluar, Blake Lively u “argëtua” disi virtualisht duke marrë shkas nga fotoja e edituar që princesha e Uellsit publikoi në Ditën e Grave. Teksa promovonte linjën e re të pijeve, aktorja e “Gossip Girl”, publikoi imazhin e një gruaje të ulur në pishinë, ndërsa kishte vendosur fytyrën e saj në këtë foto. Sigurisht që e gjithë kjo u interpretua si një tentativë fyese dhe përgjigje ndaj fotos familjare të Kate Middleton, për të cilën kjo e fundit pranoi se si një fotografe amatore kishte “futur duart” për të përmirësuar disa detaje.

Por, pasi princesha e Uellsit zbuloi se vuan nga kanceri, pa specifikuar llojin e tij, duket se Blake është penduar për postimin e bërë dhe përmes një Story në Instagram shpjegoi se ishte e mërzitur për gjithë këtë situatë.

“Jam e sigurt që askujt nuk ia ndjen për këtë sot, por më duhet ta pranoj se kam bërë një postim idiot rreth furisë së “dështimeve të photoshop-it” dhe kjo më ka mërzitur. Më vjen keq! Shumë dashuri dhe urimet më të mira për të gjithë, gjithmonë,” shkruan kështu në postimin e saj, Lively.

Duket se aktorja nuk ishte e vetmja në radhët e të famshmëve që u tall me familjen mbretërore. Kim Kardashian, Andy Cohen dhe John Oliver gjithashtu kanë bërë shaka me imazhet e edituara të Kate./E.Ç

Të fundit

Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën këngëtarit britanik?

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij...

Mëngjese si ky, Diola Dosti zbulon surprizën romantike nga partneri

Diola Dosti është zgjuar ditën e sotme me një surprizë tepër romantike nga partneri i saj Erolld Belegu. Bizesmeni i ka dhuruar një buqetë me...

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë”/ Media austriake jehonë takimit të Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të...

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të...

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport ka qenë 1 në 10...

Lajme të tjera

Web TV