SHBA apo Britaninë, kë kanë aleat më të besuar shqiptarët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Nexhmedin Spahiu tha në një intervistë televizive se Kosova duhet jetë falënderuese ndaj asaj që ka bërë NATO, SHBA dhe Britania e Madhe por duhet të kuptojë se e kanë bërë për interesat e tyre gjeopolitike.

Ai risolli një bisedë me trashëgimtarin e fronit, Leka Zogu shumë vite më parë, i cili i kishte sugjeruar se aleatët më të mirë për shqiptarët mund të jenë britanikët dhe jo amerikanët.

“Duhet të jemi falënderues për atë që ka bërë SHBA, NATO dhe Britania e Madhe po duhet të kuptojmë se e kanë bërë për interesa të tyre gjeopolitike. Në ‘97 kur pati ardhur Leka Zogu në Shqipëri dhe shkova e takova, e pyeta se kë duhet të konsiderojmë aleatë më të rëndësishëm, dhe ai më tha Anglinë.

Pse, i thashë, duket sikur amerikanët po ndihmojnë më shumë.

Po, më tha, kjo mund të jetë për momentin. Amerikanët kur të duan të ngrenë lart që qiell, kur nuk ju duhesh të përplasin në tokë, kurse britanikët janë më ndryshe. Ata kur ju duhesh të ngrenë lart, kur nuk ju duhesh të lënë anash, nuk të ngacmojnë, sepse prapë vazhdojnë miqësinë me ty sepse llogarisin atë që mund t’ju duhesh në të ardhmen”, tha Spahiu./E.T

Të fundit

Tjetër akuzë për përdhunim ndaj aktorit francez, Gérard Depardieu rrezikon 20 vite burg

Aktori i njohur francez Gérard Depardieu është akuzuar për përdhunimin e aktores Charlotte Arnould, njoftoi Gjykata Penale e Departamentit...

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet në Greqi, pasi raportet konfirmuan...

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Lajme të tjera

Web TV