E mbylli policia, rihapet ‘grupi i ferrit’ për vajzat! ‘Albking’ vijon shantazhin me foto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pas mbylljes nga autoritetet, të konsideruarat si ‘grupe të ferrit’ Albkings, rikthehen në platformën Telegram me kërcënime e shantazhe ndaj vajzave dhe grave.

Disa javë ‘Albkings’ me mbi 72 mijë anëtarë, u mbyll nga autoritetet e Kosovës me arrestimin e dy të rinjve që e administronin. Sot, me mbi 25 mijë anëtarë kryesisht djem, ky grup vijon aktivitetin e tij.

Pjesëtarët e grupit bëjnë kërkesa për vajza shqiptare apo të huaja dhe administratorët apo edhe meshkuj të tjerë që  kanë akses për të publikuar, postojnë foto pa censurim dhe numra telefoni të vajzave, numra të cilët pas verifikimit të Report TV, rezultojnë të fikur. Sipas burimeve vajzat që iu publikohen numrat në Telegram, detyrohen t’i ndryshojnë për shkak të shqetësimeve që marrin. Djem të tjerë publikojnë foto intime të ish të dashurave të tyre, për t’u hakmarrë pas ndarjes. Ka dhe nga ata të cilët, pas debateve me pjesëtarë të grupit, arrijnë deri te kërcënimi me publikimin e fotove intime të familjarëve të tyre.

“Të rinj e të reja tërësisht të pa përmbushur shpirtërisht, mezi presin të gjejnë një mundësi apo rrugë që përmbush egon e tyre shpirtërore duke e vënë tjetrin në vështirësi, duke e parë në kushtet e lakuriqësisë. Pas tyre qëndrojnë njerëz me karakter të dobët”, tha sociologia Entela Binjaku.

Disa të tjerë i përdorin të tilla grupe në Telegram për ushtrim prostitucioni. Report TV kontaktoi me një prej tyre.

“Unë jam trans o zemra, 80 e kam orën”.

Sociologia Entela Binjaku e sheh këtë fenomen edhe si një nevojë përmbushje seksuale nga meshkujt, ndaj i këshillon vajzat dhe gratë të jenë të kujdesshme.

Lexo edhe :  Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq

“Të jenë më të kujdesshme të mos i besojnë gjithkujt dhe të kenë këshilla nga familjarë sa herë ndihen se dikush po i vë në vështirësi”, shtoi Binjaku.

Report TV denoncoi pak ditë më parë këtë fenomen si dhe kontaktoi me një nga vajzat e denigruara në grupin “Shqipe87 MEME”, e cila pasi u njoftua për publikimin e fotove të saj, ndoqi rrugën ligjore. Nga sektori i Krimit Kibernetik në Policinë e Tiranës, Report TV iu tha se shumë shpejt do të ketë arrestime, pas ankesave të shumta nga qytetarët.

Ndërkohë Gjykata e Lartë e Spanjës e ka bllokuar paraprakisht aplikacionin Telegram pas ankesave të njerëzve për publikim të materialeve të tyre pa leje./E.T

Të fundit

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Lajme të tjera

Web TV