Shfrytëzonin 10-vjeçarin për klikime/Apeli mbyll në qeli Natasha Romblën dhe djalin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj Armando Kumarakut dhe Natasha Romblas, e njohur edhe si gjyshja e “TikTok”-ut.

Me një vendim të dhënë ditën e sotme, Gjykata e Kuçovës ka lënë në fuqi duke e caktuar si të rregullt vendimin e dhënë më herët nga Gjykata e Beratit.

Rombla dhe djali i saj Armando Kumaraku akuzohen për keqtrajtim të të miturit, më konkretisht, nipit të saj dhe njëkohësisht djalit të Kumarakut nga një martesë e dështuar. Ata nxirrnin në rrjetin social “TikTok” djalin e mitur duke e mësuar të ofendonte me fjalor banal si dhe të shante nënën e tij biologjike.

Vendimi i plotë:

Referuar raportimevenë media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Më datë 17.12.2023, në Komisariatin e Policisë Kuçovë, ka bërë kallëzim penal shtetësia me iniciale E. A, e cila ka deklaruar se është e divorcuar me shtetasin me iniciali A.K dhe djali i tyre gjatë takimit me babin dhe gjyshen e tij, e ka parë në rrjetin social Tiktok live, duke sharë me fjalë fyese dhe banale në prani të tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat,vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”,për personat nën hetim shtetasit me iniciale A.K dhe N. R, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 124/b dhe 22  të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, me vendimin nr. 22,datë 22.02.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

2. Vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit për personat nën hetim A.K dhe N.R.

Lexo edhe :  “Ndërhyri në garën mes Olldashit dhe Bashës”/Deputeti i PD i nxjerr "të palarat” Berishës

3. Caktimin si masë sigurimi ndaj personave nën hetim atë të “arrestit në burg”  të parashikuar nga neni 238 të K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të paraqitura, nga personat nën hetim me iniciale A. K, dhe N. R, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase tjetër sigurimi më të butë..

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fatri Islamaj,  vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 22, datë 22.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat./O.S

Të fundit

Vidhet statuja prej dylli e presidentit Macron nga muzeu i Parisit

Aktivistët e Greenpeace hoqën një statujë dylli të presidentit francez Emmanuel Macron nga Muzeu Grevin në Paris të hënën...

Kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

KQZ i kthen përgjigje opozitës, e cila kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit se numri prej 1,935,328 fletë votimi...

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: Nuk cënon procesin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit në rrjete sociale të tezës së provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore 2025,...

Farsa e FSHF-së me biletat para Serbisë, tifozët ‘masakrojnë’ Federatën në komente

Paçka se ka më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta për sfidën kundër Serbisë (7 qershor në Tiranë), tifozët e Kombëtares po hasin...

E fejuar për pesë vjet, Xheneta rrëfen ndarjen: Kisha probleme me nënën e tij!

Xheneta Fetahu ka folur pa doreza për të kaluarën e saj në rubrikën “Trotuar” në ‘E Diell’. Teksa është diskutuar për raportin nuse-vjehërr, Xheneta...

Lajme të tjera

Web TV