Subvencionet e bujqësisë/ Zv.ministri tregon procedurat që duhet të ndjekin fermerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skema e re e subvencioneve për bujqësinë ka hyrë në fuqi. Duke filluar nga sot fermerët kanë rreth një muaj kohë për të aplikuar, por procesi pengohet me sa duket nga mungesa e certifikatave të pronësisë për tokën.

Për këtë çështje foli sot në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, zv. ministri i bujqësisë Dhimitër Kote.

Në intervistën për gazetarin Aleksandër Furxhi, Dhimitër Kote shpjegoi hap pas hapi procedurat që duhet të ndjekin fermerët për të aplikuar për subvencione, ndërsa sqaroi  edhe problemin me mungesën e certifikatës për një pjesë të fermerëve.

Dhimitër Kote: Kjo skemë është skemë e cila deri tani kanë aplikuar rreth 10 mijë fermerë. Këtë vit mendohet të ketë një numër më të madh fermerësh nga viti i kaluar që përfituan 65 mijë fermerë me një huxhet 51 mln dollar. Mendioj se edhe këtë vit do të jetë ky buxhet siç është bërë me rialokimin. Këtë vit mendohet të përfshihen dhe të marrin subvencion  rreth 70 mijë fermerë sipas një analize që ne  kemi bërë.

A do të përfitojnë fermerët që nuk kanë çertifikatë?

Dhimitër KotePër sa i përket problemit të aplikimit të gjithën fermerët duhet të kenë AMTP-në, pra aktin e marrjes së tokës në pronësi, jo certifikatën e pronësisë në zonat që nuk është bërë azhonimi i tokës që  të marri certifikatën e pronësisë nga zyrat e kadastrës. Pra  AMTP është gati në 98%v të territorit të Shqiprëisë.  E dyta duhet kontrata e qirasë nëse kanë marrë tokë me qira nga fermerë të tjerë, me një kontratë të  thjetshë jo të noetrizuar dhe  të miratuar dhe të  vërtetuar në qendrat e zyrave të pushtetit local në njesitë administrative ose në bashki. Duhet nipti dhe një llogari bankare. Ata që nuk kanë niptin ma një nga këto dokumenta shkojnë në drejtorine e bujqësisë, marrin vërtetimin dhe me këtë vërtetim shkojnë te tatimet, shërbimi është  me zero kosto./e.t

Të fundit

Vota e diasporës/ Gjekmarkaj: Dyshime se fletët janë plotësuar prej 2 ose 3 personave

Agron Gjekmarkaj është i pranishëm në Parkun Olimpik ku po vëzhgon procesin e numërimit të votave të diasporës të...

Renditja e “Forbes”, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë

Cristiano Ronaldo kryeson listën e Forbes të atletëve më të paguar për të tretin vit radhazi, ndërsa ylli i NBA-së, Stephen Curry, është ngjitur...

Kandidoi për PS por nuk fitoi, reagon Endrit Braimllari

Endrit Braimllari, i cili u largua nga Partia e Lirisë dhe iu bashkua PS-së duke kandiduar në zgjedhjet parlmentare të 11 Majit në Qarkun...

Darka private në Pallatin e Brigadave! Spiropali publikon fotot e pritjes së Macron,

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka publikuar foto nga darka private e pritjes së Presidentit të Francës, Emmanuel Macron së bashku me Zonjën e Parë Brigitte...

“Qytetarët i besuan Edit”- Linda Rama: Ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd!

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka komentuar në Forumin Ekonomik fitoren e katërt të të shoqit në krye të qeverisë, duke u...

Lajme të tjera

Web TV