Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje faktit që ky rrjet social përdoret nga terroristët.

“Nuk ka plane për të bllokuar Telegramin në Rusi për momentin”, tha zëdhënësi për kanalin Shot Telegram kur u pyet nëse Rusia planifikonte të bllokonte aplikacionin.

“Por, sigurisht, ne do të prisnim që Pavel Durov t’i kushtonte më shumë vëmendje faktit se ky burim unik dhe fenomenal po bëhet gjithnjë e më shumë një mjet në duart e terroristëve dhe po përdoret për qëllime terroriste”, theksoi Peskov.

Kujtojmë se terroristët e arrestuar për sulmin që tronditi Moskën duke lënë pas mbi 140 të vdekur javën e kaluar, thanë se u kontaktuan pikërisht përmes Telegramit për t’u rekrutuar për aktin e rëndë./O.S

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV