Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Zbardhet skema: Si u fituan 11 tendera…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte për “Top Story” ka shpjeguar sesi u abuzua me 11 tendera të fituara nga kompania që ish-drejtorët e bashkisë Mariglen Qato dhe Redjan Molla kishin themeluar vetë.

“Para se Bëlind Këllici të kallëzonte denoncimin, SPAK e pranon publikisht se së pari i kishte nisur hetimit kryesisht për shkelje të barazisë ne tendera në prill 2023. Janë kryer një sërë veprimesh për disa muaj me radhe, tre ish drejtorë tanimë janë në arrest me burg. Njëra prej masave është ekzekutuar  më herët. Bëhet fjalë për çështjen te tenderave. Skema lidhet me një kompani e cila ka tre emra, është regjistruar fillimisht në vitin 2016, por përmes tre personave të tjerë që dyshohet se janë përdorur nga dy ish drejtorët. Janë dhënë tendera të favorizuar nga kompania e tjetërsuar me dy emra të tjera. Si pikë lidhëse SPAK dyshon se është njëri nga krushqit e Mariglen Qatos. Duke fituar në total 11 tendera, jo vetëm të bashkisë. Janë favorizuar edhe tendera përmes Tirana parking. SPAK nuk ka njoftuar ende për dëmin ekonomik e të gjithë tenderave, 7 tenderave nën drejtimin e Redjan Molla dhe 4 të tjerë Mariglen Qato.

Igor elektrik regjistrohet në 2016 në emër të një shtetasi që ia kalon krushkut të vëllait të Margilen Qatos. Më pas ndryshon administratori dhe emri. Në kohën kur ndodhin transformime, dy drejtorët kanë favorizuar një sërë tenderash në objekt të kësaj kompanie që është një e vetme. Molla është vendosur arrest me burg jo vetëm me akuzën e korrupsionit në 7 raste, ka edhe një vepër të dytë fshehje e të ardhurave. Edhe e njëjta gjë është për Mariglen Qato, i cili ishte njëri nga zotëruesit e kësaj kompanie. Përmes tre personave të tjerë të cilët e kanë transferuar emrin e shoqërisë”-tha gazetarja Anila Hoxha./O.S

Të fundit

Sherr mes bashkëfshatarëve në Korçë, i riu në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Dvoran, pak kilometra larg nga qyteti i Korçës. Një...

Trump: Europianët nuk do të më tregojnë se çfarë të bëj me Putin

Evropa nuk do më tregoj çfarë duhet të bëj, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump, vetëm pak para samitit të tij me Vladimir Putin në Anchorage...

Detet evropiane thyejnë rekorde temperaturash, si paraqiten shifrat?

Në gusht 2024, temperatura e Detit Mesdhetar arriti një rekord prej 28.7°C, një shenjë e qartë e valëve të nxehtësisë detare që kërcënojnë jetën...

Dëmet nga zjarri, Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Kryeministri Edi Rama thotë se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një...

Niveli më i ulët historik! Rënia e euros në këmbim me lekun, thyen rekorde të reja

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun po thyen rekorde të reja. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të...

Lajme të tjera

Web TV