Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi te fëmijët duke parë rezultatet nga leximi në letër te ai digjital.

Studimi pioner për këtë çështje u publikua nga neuroshkenctarët e Columbia University duke dalë në konkluzionin se: leximi i mirë arrihet vetëm kur lexohet në letër, ndryshe nga pajisjet digjitale. Sipas studimit, leximi në letër e detyron fëmijën nga mosha 10 deri në 12 vjeç të jetë më i përqëndruar dhe të ndjekë të tjerë mekanizma, në krahasim me ato të të mësuarit nga një paisje me ekran.

Në studim u vëzhguan 59 fëmijë nga mosha 10-12 vjeç të cilët duhet të lexonin një tekst në të dyja formatet, teksa shkenctarët kishin vendosur pajisje për të parë aktivitetin në trurin e tyre. Pas leximit, fëmijët duhej të perfomonin disa detyra me pak fjalë për gjykimin e tekstit. Arsyeja pse u përzgjodhën këto mosha është pikërisht sepse konsiderohen kritike për zhvillimin e të lexuarit.

Sipas studimit ka një ndryshimi kritik mes “të lexuarit për të mësuar” dhe të “mësuarit për të lexuar”.

Një tjetër dallim lidhet edhe me shëndetin e syve, pasi fëmijët që lexojnë në libra, kanë tendencën të kenë më pak probleme të shëndetit të syve.

Në konkluzion të studimit, sugjerohet që libri dhe letra e shkruar të mbahet sa më gjatë në qarkullim, sepse është ndikues i rëndësishëm dhe i dukshëm në perceptimin që ka truri për të thithur informacion. Fëmijët që lexojnë në letër kanë gjykim më të mirë ndaj informacionit që marrin./E.Ç

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV