“Portale me financim të dyshimtë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin: Siguria…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Special Report”, foli për kërkesën e PS-së për ngritjen e komisionit kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje.

Ai tha se shërbimet tona informative me kohë kanë ngritur alarmin në lidhje me ndikimin e shteteve të huaja tek disa prej portaleve në Shqipëri. Sipas Karamuços, ngritja e komisioneve është për sigurinë kombëtare.

“Shërbimet tona informative me kohë kanë ngritur alarmin në lidhje me një ndikim që financohet nga këto shtete përmes palëve të treta që bëjnë të mundur për qëndrimin e tyre lajmeve e që duan të zënë vend në shtetet e Evropës.

Ka pasur raporte të cilët kanë adresuar me emra konkretë emrat e portaleve ku dyshohet se përmes financimit porositen lajmet

Ka pasur një marrëveshje mes Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe ministrit ton të Jashtë, Igli Hasanit në lidhje me këtë subjekt. Është propozuar ngritja e komisionit, për mua është i vonuar, por duhet. Duhet mbikëqyret se kush financon, ku dhe çfarë qëllimi ka. Ky komision duhet të dalë në rekomandime që të pasohet me ligje. Janë mediat në mënyrë të vazhdueshme janë etiketuar në lidhje me financime të huaja, vende jo mike, që cenojnë vendin tonë. Adresojnë çështje të pavërteta për ‘fake news’, për çështje të marrëdhënieve të Shqipërisë me vende nga jashtë.”, tha ai. /O.S

Të fundit

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë...

Përfitimet familjare, Shqipëria në fund të Europës

Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë...

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh

Zjarri që ka rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë...

Dy makina përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet në Rrugën e Arbrit. Sipas raportimeve,...

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke...

Lajme të tjera

Web TV