Vlorë/ 35-vjeçari qëllon me thikë të riun, si nisi sherri mes tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasdite ne sotme në Vlorë, pasi akuzohet se ka sulmuar një person me thikë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sherishtë, ku pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, 35-vjeçari ka qëlluar me thikë 30-vjeçarin. Shtetasi i dëmtuar ndodhet në spitalin Vlorës, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 35-vjeçar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe atyre të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 30-vjeçari.

Rreth orës 17:00, në fshatin Sherishtë, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Landfilli”, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. A., 35 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit A. B., dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shtetasi i dëmtuar E. A. ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./O.S

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV