Hakerat publikojnë të dhëna të tjera të kompanisë “One Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania “One Albania” ra pre e një sulmi kibernetik më 25 dhjetor, duke cënuar të dhlnat e 1.2 milionë abonentëve të saj. Sulmi kibernetik u mor përsipër nga grupi i ashtuquajtur “Homeland Justice”, teksa gjeti të pambrojtur kompaninë celulare dhe futi në kolaps të gjitha sistemet e saj.

Por edhe pse shërbimet nuk funksiononin dhe sistemet ranë, kompania “One Albania” vazhdoi propagandën duke u mundur të përgënjeshtrojë sulmin dhe mosfunksionimin e sistemit duke thënë se nuk janë ndikuar nga ky incident.

Gjatë kësaj periudhe, hakerat “Homeland Justice” kanë publikuar vazhdimisht dokumente të brendshme të kompanisë telefonike “One Albania” në kanalin e tyre në Telegram, teksa të njëjtën gjë kanë bërë edhe ditën e sotme.

Grupi “Homeland Justice” ka publikuar një dokument me të dhënat e punonjësve në dyqanet e kompanisë “One Albania”.

Ende i besoni gënjeshtarët? Mbështetja për terroristët është e turpshme. Edhe më keq është të gënjesh njerëzit e tu. A mendon se ata që dashurojnë MEK-un mund të mbrojnë “asetet” e njerëzve në të njëjtën mënyrë që mbrojnë të dhënat?”, thuhet në mesazhin e grupit në “Telegram”, krahas dokumentit.

Publikimi i të dhënave të punonjësve mund të jetë një paralajmërim, për publikimin e të dhënave të klientëve.

Vlen të theksohet fakti se kompania “One Albania” ka një shërbim skandaloz ndaj klientëve të saj, ku pothuajse çdo ditë ka denoncime për zhvatje “padrejtësisht” të qytetarëve.

Jo vetëm kaq, por në 24 Gusht të vitit të kaluar, abonentët e kompanisë së telefonisë celulare, “One”, u gjendën pa pritur dhe pa asnjë paralajmërim në mungesë totale të shërbimit.

Ky ishte momenti më kulminant i një sjelljeje aspak rigoroze dhe normale të kompanisë me klientët e saj, pas një serie të mëparshme të ndërprerjes së sinjalit për minuta, madje edhe për orë të tëra. Klientët nuk arritën të merrnin asnjë përgjigje serioze nga kompania “One” për këtë ndërprerje të plota të sinjalit.

Lexo edhe :  A po krijon OpenAI një rrjet të ri social?

Në 24 Tetor 2023, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare vendosi të gjobisë shoqërinë ‘One” shpk me 10 milionë lekë të reja, për shkelje të disa detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për komunikimet elektronike dhe postare”. Një nga pikat që penalizoi shoqërinë ishte pikërisht mungesa e shërbimit të plotë, më saktësisht ndërprerja pa asnjë njoftim e sinjalit për abonentët.

Gjithashtu, një ndër shkeljet ishte dhe ndërprerja pa paralajmërim e shërbimit celular ndaj klientëve që vonojnë kryerjen e pagesës mujore ndaj kompanisë së telefonisë së lëvizsshme./O.S

Të fundit

Stresi për Jozin: Ka qenë bari delesh, është marrë me lopë

Stresi, ka qenë një mbështetës i hershëm i Gjestin në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania. Së...

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, Miriam Cani e uron me fjalë të ndjera

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj, feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë nga partnerja e...

17 vjeçari në Gjirokastër ishte trajtuar nga psikologia e shkollës, nis hetimi

17-vjeçari Veip Peçi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valare në Gjirokastër ditën e sotme. I mituri dyshohet se është vetëvarur...

Turizmi i “uritur” për punëtorë, operatorët: Kemi rritur pagat por kemi sërish vende bosh

Në prag të nisjes së sezonit të plazhit, bizneset turistike po përpiqen të plotësojnë vendet e lira të punës. “Ka nevojë për menaxherë, kamerierë dhe...

Koktej molotovi, kallashnikovë dhe plagosje/ Pashkët kthehen në një zonë lufte në Greqi

Festa e Pashkës u kthye këtë vit në makth, Pashkët e këtij viti u shënuan nga një sërë incidentesh nga përdorimi i kontrolluar i...

Lajme të tjera

Web TV