Nga u shkaktua mosnjohja e vjetërsisë në punë? Drejtori i ISSh: Ky fenomen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në episodin e gjashtë të podcastit “Fol me Anila Hoxhën” është trajtuar çështja e pensioneve. Në kërkim të dëshmitarëve dhe të çdo prove që vërteton vitet e punës, të moshuarit pa pension po përballen po ashtu edhe me stokun e dosjeve. Shifra e qytetarëve që presin në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë apo edhe në 2 gjykata të shkallës së parë administrative të Tiranës dhe të Lushnjës janë shifra të larta. Ky fenomen ka vite që vërehet në gjykata dhe që pranohet edhe nga vetë gjyqtarët. Përse ne vazhdojmë ende të kemi të trajtuar gjyqësisht çështjet e mosnjohjes në vjetërsi në punë. Nga u shkaktua kjo problematikë?  Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore zotin Astrit Hado shprehet se:

Kemi iniciuar në fakt, kemi miratuar dy vendime të qeverisë të cilët i japin të drejtë Institutit të Sigurimeve Shoqërore që ti zgjidhë në mënyrë administrative një pjesë të mirë të rasteve të mosnjohjes të vjetërsinë në punë, të periudhës së komunizmit, para viteve 1994 dhe duke zbatuar procedurën administrative të ankimimit, ne zgjidhim një numër të konsiderueshëm rastesh. Raste të cilët nuk kanë asnjë mundësi që të zgjidhen në mënyrë administrative, ngelet si mënyra e vetme vetëm zgjedhja gjyqësore, pra rastet që ne veçojmë në gjykatë ose që qytetari i drejtohet gjykatës janë raste të cilat nuk ka asnjë lloj dokumenti që të provojë faktin që ata kanë punuar, gjatë asaj kohe, ose janë raste të cilat kanë ndryshime gjeneralitetesh totalisht. Dmth. nuk është se është shkurtim po themi “Astrit” me “Titi” por është ndryshim komplet emri. Ose kemi raste psh. që qytetarët ne i gjejmë nëpër regjistra të ish-koorperativave bujqësore apo ish-ndërrmarrjeve shtetërore, ndërkohë që qytetari ka një librezë e cila është e dyshueshme që pretendon se ka punuar në një punë po themi minator nën tokë, ose ka punuar metalurg që ka qenë puna e kategorisë së parë. Ndërkohë që dokumentat që ne kemi vërtetojnë që ai ka punuar në një punë të zakonshme që është punë e kategorisë së tretë. Dhe qytetari pretendon se duhet të dalë më herët në pension. Sepse unë kam punuar në minierë.

Ai shtoi gjithashtu se:

Sigurisht që Instituti i Sigurimeve Shoqërore është përgjegjës për arshivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit por duhet të kemi parasysh që në këto 30 vjet tranzicioni nuk ka qenë poseduesi apo zotëruesi i dokumentacionit Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Dmth. dokumentacioni i vjetërsisë në punë të kohës së komunizmit në fakt ka ndërruar disa duar në momentin që janë mbyllur apo kanë falimentuar koorperativat bujqësore ky dokumentacion fillimisht është ruajtur pranë pranisë së  këshillave popullore që kanë qenë pastaj ka kaluar në varësi apo në pronësi të arkivës shtetërore (të themi) dhe pastaj rreth viteve 2000 e ca ka kaluar në zotërim të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Dmth. ne kemi marrë në zotërim dhe në posedim dokumentacion arkivor të cilin na është vënë në dispozicion./O.S

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV