Turizmi merr më shumë kredi/ Banka e Shqipërisë: Bizneset kërkojnë hua për investimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia shqiptare po orientohet gjithmonë e më shumë drejt turizmit.Një vrojtim i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se edhe kërkesat për kredi  në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor  kanë pësuar rritje të konsiderueshme  gjatë muajve të fundit.

Gjatë muajit shkurt të këtij viti  sektori i akomodimit dhe shërbimi ushqimor kanë përfituar 148 milionë lekë më shumë, hua të re  në krahasim me një muaj më parë.Por bilanci rritet edhe më tepër nëse e krahasojmë me një vit më parë ku rezulton se kredia totale e aprovuar është  gati 3.7 miliard më shumë.

Rritja me ritme të larta e portofolit të kredisë dëshmon optimizmin e sektorit në investime të reja dhe qasjen pozitive të bankave në drejtim të mbështetjes së këtyre investimeve. Investimet në turizëm  vitet e fundit po njohin rritje sidomos në agroturizëm.Banka e Shqipërisë raporton se përmirësimi  i  kreditimit  është  vërejtur  në  të  gjithë    segmentet e bizneseve  pavarësisht  madhësisë.

Ritmet e rritjes së kredisë për biznese, prej mesatarisht 5%, po zhvendosen drejt financimit në lekë dhe për mbulimin e nevojave për financimin e investimeve.Kredia për sektorin e turizmit dhe atë të shërbimeve ka njohur përmirësim  krahasuar  me gjashtëmujorin  e  parë  të  vitit,  në  12%  dhe  16%  përkatësisht.

Nga të dhënat vërehet se financimi i sektorëve të bujqësisë, të ndërtimit dhe të tregtisë ka shfaqur norma më të ngadalta rritjeje. Këto zhvillime janë në linjë me kontributin e këtyre sektorëve në rritjen e aktivitetit ekonomik në vend. Gjtë këtij viti Shqipëria pret një rritje të numrit të turistëve me gati 40 % ndërsa  në total shifra parashikohet të arrij në 14 milionë shtetas të huaj./   S.M

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV