Si rrallëherë, Arbana rrëfen detaje për marrëdhënien me Eduartin dhe fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arbana Osmani ishte e ftuara e radhës në podkastin e Mira Kazhanit dhe si rrallëherë “u dorëzua” dhe foli për jetën e saj private, përpos “BBVA”.

Arbana u shpreh për partnerin, Eduart Grishajn se ai është shumë njeri i veçantë dhe ka shumë intuitë.

“Edi është një njeri shumë i veçantë. Është një njeri që ka një lloj intuite, jo vetëm për mua, po ndaj të gjithë njerëzve që nuk e ka askush për të kuptuar personalitetin, karakterin e njerëzve. Në fillim më bënte shumë përshtypje. Thoja: “Po ky si më njeh mua?”. Tregonte gjëra për mua që unë nuk i dija për veten time. Mërzitesha. Si më njeh ky mua kaq mirë?”.

Ajo tregoi gjithashtu se janë miq shumë të mirë dhe se ndajnë edhe të njëjtën ditëlindje.

“Ndodh edhe që ne të ndajmë të njëjtën ditëlindje. Jo të shenjë, të njëjtën ditëlindje. 7 maj jemi të dy. Imagjino çfarë tmerri është që ti paraprakisht jeton me një alterego tënden. Jemi të dy shumë të ngjashëm në karaktere, jashtëzakonisht shumë. I bëjmë shumë gjëra njësoj. Mendojmë shumë gjëra njësoj dhe as ka nevojë ndonjëherë t’i tregojmë njëri-tjetrit se çfarë po mendojmë, sepse ne e dimë se çfarë po mendojmë. Nuk e kam fjalën tani që kemi disa vite bashkë. Që në fillim ka qenë kështu”, tha Arbana.
Pastaj, shtoi:

“Edi, në jetën time, ka sjellë një lloj guximi dhe shprese që unë mund të bëj më shumë. Është motivuesi im më i madh. Është njeriu që më mbështet më tepër dhe që më jep forca sa herë që unë jam në dyshim për gjëra nëse mund t’i bëj apo jo. Për Edin duket sikur unë mund të bëj gjithçka: “Ti ia del. Ti e bën” (i thotë ai). Po është edhe ai që të frenon në kohën e duhur, kur ndoshta nuk janë vendimet edhe zgjedhjet e duhura. Është një mik shumë i mirë. Ne jemi “best friends”, thotë Dielli. Jemi miq shumë të mirë. Na pëlqen shumë të rrimë me njëri-tjetrin”.

Arbana tha se dashuria e ka zbukuruar dhe se ajo dhe Eduardi bëjnë çmendurira për njëri-tjetrin. “Po patjetër që bëj çmendurira për Edin. Si mos të bëj çmendurira për Edin”, u shpreh ajo me siguri.

Moderatorja foli edhe për mëmësinë, e cila për të, është dhurata më e madhe:

“Të qenit mami është dhurata më e madhe që mua më ka bërë ndonjëherë Zoti. Ka pasur një moment në jetën time që unë mendoja se ndoshta nuk do të kisha fëmijë. Zoti më dha tre. Jam shumë, shumë e lumtur dhe falenderuese për këtë gjë. Është një nga falenderimet që unë i bëj Zotit çdo mëngjes dhe çdo darkë. Më pëlqen shumë të rri me ta. Më japin shumë kënaqësi. A janë të lodhshëm? Patjetër. Shumë, ndonjëherë. Ja mbrëmë për shembull: Zoi është çuar rreth 20 herë gjatë natës. Thashë: “Shumë bukur”. Mami nuk del në televizor prej një viti. Nesër më në fund ka një intervistë që duhet të duket mirë dhe le të rrimë gjithë natën pa gjumë. Dhe isha shumë me nerva rreth orës 5 të mëngjesit. Pastaj, këto kalojnë”.

Lexo edhe :  Surpriza emocionuese e Arbanës për babain në dasmën e vëllait, lë të gjithë pa fjalë

Ajo tha edhe se ka dashur gjithnjë të jetë nënë:

“Mëmësia është një gjë që e kam dashur gjithmonë. Kur e do një gjë shumë dhe ajo realizohet, nuk mund të mos jesh falenderuese, mirënjohëse dhe e lumtur”.

Ajo tregoi edhe detaje për karakteret e fëmijëve. Sa i përket Jonit, Arbana tha se nuk është shumë i përqendruar për shkak të teknologjisë, por është goxha i zgjuar:

“Joni është mirë (me mësimet). Nuk është shumë i përqendruar dhe nuk e di nëse është një çështje brezi, telefonash, iPad, por është shumë smart. Është shumë i zgjuar, shumë i kapshëm. Ndoshta është brezi i tillë”.

Për Diellin ajo u shpreh: “Dielli është i vogël po Dielli është një njeri për të cilin unë kam më pak frikë për të ardhmen, sesa Jonin. Se Joni është shumë emotiv dhe shumë i ndjeshëm. Ndërsa Diell është shumë racional dhe ka një virtyt që shpresoj ta ruajë dhe vetëm ta përmirësojë, që nuk e gënjen dot. Nuk e manipulon dot. Mua më shkatërron bashkë me të atin. Se është e vështirë mos të gënjesh dot një fëmijë, që hajde tani të shkojmë të hamë, sepse do vijë dikush. Qoftë ky gogoli. Jo, nuk e mashtron dot”.

Ndërsa për Zoin, vajzën e saj e cila është ende e vogël, Arbana uroi që të rritet në një botë ku gratë kanë shanse të barabarta.

“Zoi më duket që i ngjan mamasë së Edit, gjyshes, fizikisht. Ajo që uroj për të është që të rritet në një botë ku gratë i kanë shanset të barabarta me burrat dhe nuk e shikojnë asnjëherë veten inferiore, më të dobëta, më të pasigurta edhe më të pamundura se burrat”./E.Ç

Të fundit

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Lajme të tjera

Web TV