Ilir Beqaj rrezikon 7 vite burg, SPAK mbyll hetimet për aferën e “Sterilizimit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Beqaj rrezikon 7 vite burg sa i takon aferës së koncesionit të “Sterilizimit”. Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për koncesionin e sterilizimit dhe ka dërguar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 8 të tjerë. Ish-ministri Beqaj akuzohet për veprën penale shpërdorimi i detyrës, ndërsa do të jetë në bankën e të akuzuarve së bashku me ish-zëvendësin e tij në Ministri, Klodian Rrjepaj si edhe biznesmenin Ilir Rrapaj që mori koncesionin e sterilizimit, të dy në burg që prej gushtit të kaluar, aty ku u janë komunikuar edhe akuzat. SPAK ka dërguar për gjykim edhe 6 ish zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit. Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike të cilët janë në arrest shtëpie, dhe mjeku Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petro Mersini që deri më tani kanë pasur masën “detyrim me paraqitje”.

Rreziku që i kanoset Beqajt

Por tani Gjykata e Posaçme (GJKKO) duket se tani është para një prove të vështirë. Deri më sot GJKKO ka treguar se nuk ka lejuar SPAK-un të bëjë çfarë të dojë. Mirëpo prova e zjarrit do të jetë Ilir Beqaj. Sot, SPAK mori të pandehur ish-ministrin e Shëndetësisë dhe ish-vartësit e tij, lidhur me aferën e Sterilizimit. SPAK e akuzon Ilir Beqajn për shpërdorim detyre, një akuzë modeste duhet thënë krahasuar me akuzat e ngritura për zyrtarë të tjerë. Por, testi tani do të jetë të gjykata. Falë GJKKO dhe më saktë gjyqtarit Erjon Bani, sot Beqaj është nën akuzë, se të ishte për SPAK, ata e nxorën të larë. Gjyqtari i ktheu dosjen dhe ai u mor i pandehur. Tani do të jetë kjo gjykatë e cila fillimisht në seancën paraprake duhet të vlerësojë nëse akuza është e saktë, apo duhet rënduar pozita e Beqajt. Dhe nëse dosja kalon për gjykim, testi do të jetë te dënimi në fund. Beqaj akuzohet sipas nenit 248 të Kodit Penal. Ky nen parashikon: “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet”.

Shkeljet e konstatuara nga SPAK

Ndërkohë kujtojmë se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë kryer nga prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi, ndërsa SPAK sipas dosjes që ka çuar këtë fundjavë në Gjykatën e Posaçme, akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj. Prokuroria thotë se në dhënien e koncesionit të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdorur detyrën ndërkohë që sipas akuzës Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin Ilir Rrapaj. Ndër gjetjet e konstatuara nga SPAK janë edhe procedurat e ndjekura për fituesin por dhe mos realizimi i kushteve të parashikuara në kontratë. Ndërsa sipas SPAK, kostot e sterilizimit janë rritur në mënyrë fiktive.

Lexo edhe :  Tërmeti/ Shqiptarët e Kretës rrëfejnë momentet e frikshme: Ngjarja më e rëndë nga 1998

Roli i Klodian Rrjepajt

Sipas SPAK, rezulton e provuar se ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncesionit, është personi i cili ka kryer të gjitha veprimet e përllogaritjeve financiare për sterilizimin, të cilat i ka ndryshuar disa herë me qëllim që të ishin në vlera të pranueshme nga Ministria e Financave, me qëllim miratimin e koncesionit. “Në veprimet e përllogaritjeve financiare rezulton plotësisht e provuar se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale është raportuar i rremë në këto dokumente, që janë paraqitur  Ministrisë së Financave. Gjithashtu në këta tregues financiar, me qëllim uljen e normës së IRR dhe NPV, i pandehuri Klodian Rjepaj, ka shtuar si zëra të kostove të shërbimit në kohëzgjatjen e koncesionit, mirëmbajtje të instrumenteve, të sistemeve dhe centralit të sterilizimit, në vlera disa herë më të larta se vlera e blerjes së tyre të reja”, thotë SPAK. Rrjepaj ka bashkëpunuar ngushtë me biznesmeni Ilir Rrapaj gjatë periudhës përgatitore të projektit, procedurën e tenderimit dhe dhënies së koncesionit deri në firmosjen e kontratës, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë, ku pjesëmarrës me 40% është subjekti tregtar “Investital Llc”, i vetë Rrjepajt. Ndërkohë që një muaj më parë u vendos sekuestro edhe ndaj dy kompanive të Rrapajt disa aksione të tij në një shoqëri tjetër tregtare, llogari bankare me vlerë 295 mijë euro, 13 makina e apartament në Vlorë.

Kostot fiktive

Po ashtu, nga hetimet e SPAK ka rezultuar se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale është raportuar i rremë, janë shtuar zëra të kostove të shërbimit në kohëzgjatjen e koncesionit, mirëmbajtje të instrumenteve, të sistemeve dhe centralit të sterilizimit, në vlera disa herë më të larta se vlera e blerjes së tyre të reja. SPAK thotë se janë përdorur kosto të rreme të shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikamenteve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi. Kjo kosto është rritur dhe mbivlerësuar në mënyrë të rreme në masën 56.4%.

Akuzat e ngritura nga SPAK

Ish-ministri Beqaj akuzohet se ka miratuar kontratën koncensionare të sterilizimit në kundërshtim me ligjin, duke u akuzuar kështu për “shpërdorim detyre” bashkë me ish-zv/ministrin Rrjepaj:

1.      Ilir Beqaj, “Shpërdorimi detyre”, (detyrim paraqitjeje)

2.      Klodian Rjepaj, i akuzuar për “Mashtrim”, “Falsifikim të dokumentave”, “Shpërdorim detyre” (arrest me burg)

3.      Ilir Rrapaj, i akuzuar për “Mashtrim” (arrest me burg)

4.      Marsela Serjani, e akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)

5.      Saimir Kadiu, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)

6.      Petref Mersini, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)

7.      Arben Gjata, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)

8.      Genc Burazeri, i akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)

9.      Naile Ajazi, e akuzuar për “Falsifikim të dokumentave”, dhe “Shpërdorim detyre”, (detyrim paraqitjeje)/e.t

 

Të fundit

Juristi analizon PD: “U vjen keq për Alimehmetin? Flamur Noka le t’i lëshojë mandatin”

Partia Demokratike nuk ka asnjë provë për manipulim apo vjedhje të zgjedhjeve, pasi qëllimi i saj është vetëm mbajtja...

“Do njohim shtetin palestinez”, Netanyahu del kundër Francës dhe Anglisë

Kryeministri i Izraelit ka reaguar ashpër ndaj Francës, Anglisë dhe Kanadasë, për idenë e tyre për krijimin e shtetit palestinez. Benjamin Netanyahu në një...

Nëna porosit vrasjen e së bijës, paguan një person 1106 euro

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Rusi, ku një nënë 46-vjeçare dyshohet se planifikoi vrasjen e vajzës së saj 12-vjeçare, duke...

Braktisi automjetin me dy klandestinë në Memaliaj, në kërkim 30-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar pasi akuzohet se është i përfshirë në trafik klandestinësh nga vendet e treta drej BE-së. I riu me...

Trump: Bashkimi Europian u krijua për të përfituar nga Amerika

Pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se po rekomandon një tarifë prej 50% kundrejt Bashkimit Evropian, ai ka ngritur edhe pretendime të tjera,...

Lajme të tjera

Web TV