KLSH kontrolle në Bashkinë e Sarandës, kalon në sitë viti 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarë të Kontrollit të Lartë të Shtetit ndodhen prej disa ditësh në Bashkinë e Sarandës. Burime bëjnë me dije se është urdhëruar një auditim financiar dhe përputhshmërie për periudhën 1 janar 2023 deri në 31 dhjetor 2023.

Në këtë periudhë Bashkia Sarandë ka qenë për rreth 6 muaj e drejtuar nga Ardian Gurma dhe 6 muaj të tjerë nga Oltion Çaçi. Janë të paktën 4 auditues që kryejnë kontrollet bashkë me drejtuesin e tyre B. Doracaj.

Në fakt KLSH vetëm para pak muajsh publikoi raportin përfundimtar për të njëjtin auditim që e kreu po në Bashkinë Sarandë për periudhën 1 janar 2022 – 31 dhjetor 2022. Nuk dihet se për çfarë arsye KLSH vendosi sërish të vijë në Bashkinë Sarandë për të kryer tjetër auditim, por në raportin për vitin 2022 KLSH i rekomandoi Bashkisë masë disiplinore vërejtje deri në largim nga puna për 4 punonjës si dhe masë administrative ose disiplinore për 6 të tjerë.

Burime konfidenciale nga ana tjetër bëjnë me dije se prej disa kohësh edhe SPAK ka kërkuar informacion në lidhje me dosje të ndryshme në Bashkinë e Sarandës që kanë të bëjnë kryesisht me dokumente pronësie por edhe me disa leje ndërtimi të dhëna./O.S

Të fundit

Konsumi i pijeve me gaz mund të shkaktojë rënien e flokëve, sipas studimit të ri

A mund të jetë konsumi i pijeve me gaz arsyeja pse po humbni flokët? Njerëzit që pinë më shumë pije...

Mot i keq me stuhi në disa rajone/ Paralajmërime për banorët, dëme të mëdha materiale

Ndërkohë që disa vende vijojnë luftën me zjarret, një pjesë tjetër po përballen me stuhi të forta. Një dallgë jashtëzakonisht e fortë goditi këtë të...

Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet e arsimit të lartë. Ky vit...

Armenët hakmeren për genocidin, vrasin në Kanada koloneli turk Atilla Altıkat

27 gusht 1982 Mëngjesin e 27 gushtit 1982, koloneli turk Atilla Altıkat, atasheu ushtarak i Ambasadës së Turqisë në Kanada, u qëllua për vdekje ndërsa...

Trump propozon masë ekstreme: Do të kërkoj dënime me vdekje për…

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV