Homazhet e 2 prillit! I riu tenton t’i zërë rrugën Benet Becit, shoqërohet në polici

Një incident u shënua paraditen e sotme gjatë homazheve para monumentit për nder të 4 dëshmorëve të Demokracisë kur një përfaqësues i Forumit Rinor të Rithemelimit i është afruar kryebashkiakut Benet Beci teksa ku po shkonte drejt memorialit duke tentuar t’i zërë rrugën.

‘Ti s’duhet të vish këtu!’ ka thënë ai.
I riu është shoqëruar nga policia dhe ceremonia ka vijuar normalisht./E.T