Klevis Alla dënohet me 25 vite burg për vràsjen e vëllezërve Haxhia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

GJKKO ka dhënë 36 vite burg për 3 prej personave të përfshirë në dosjen ‘Plumbi i Artë’, një prej dosjeve që tronditi opinionin publik për nga krimet e zbardhura nga i penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani. Me vendim të Gjykatës së Posaçme, Klevis Alla është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir e Viktor Haxhia në prill 2020 në Durrës. Ndërkohë, 11 vite burg janë dhënë për Besjan Xhixhën dhe 5 vite Enver Divën, të dy të përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës.

Klevis Alla e humbi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi ka dhënë deklarata të rreme lidhur me ngjarjet kriminale të përfshira në dosjen ‘Plumbi i Artë’. I njohur ndryshe edhe si Çapaçuli, Klevis Alla, pati deklaruar se autor në vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj dhe shokëve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, ishte pikërisht Talo Çela dhe Altin Ndoci.

Dëshmitë e Allës, kanë rënë në kontradiktë me ato të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka dëshmuar se Altin Ndoci nuk ka qenë i përfshirë në këto 2 vrasje në Durrës. Kështu GJKKO ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit duke e shpallur të pafajshëm. Lidhur me këto dy vrasje më herët janë pushuar akuzat edhe për Talo Çelën.

 

Vetë Alla sipas GJKKO, ka qenë shofer i makinës me të cilën u transportuan vrasësit e Haxhias. Në deshminë e tij, ekzekutor ishte Nuredin Dumani, që mbante në kokë një kapuc, bashkë më një tjetër që nuk e njihte. Po ashtu Alla ka treguar se ka telefonuar Besmir Haxhinë për t’u takuar. Ky I fundit ishte tek dyqani i agjencisë dhe pa vonesë ka shkuar tek tregu i Shënvlashit bashkë me vëllanë e tij Viktorin.

Lexo edhe :  “Të dorëhiqet Blushi që të hyjë në Kuvend Meta!”/ Presidenti i PL reagon nga qelia

Sapo makina “Golf 6” është afruar, Nuredin Dumani ka ulur xhamin e makinës dhe ka qëlluar, kurse ekzekutori tjetër ka qëlluar me xham të mbyllur. Më pas Dumani, zbriti nga makina dhe shtiu përsëri mbi trupat e gjakosur, të cilët i vrau për një borxh të pashlyer. Alla ishte personi që braktisi makinën Benz disa metra poshtë varrezave zonës, aty ku ka hedhur dhe armët.

Ndërkohë, GJKKO ka dënuar me 6 vite burg, Besjan Xhixhën dhe 5 vite Enver Divën, të dy të përfshirë në vrasjen e Bujar Çelës, më 17 shtator 2020, në Elbasan. Xhixha është shpallur fajtor po ashtu edhe për vendosjen e një eksplozivi në banesën e Talo Çelës në nëntor 2020 në Elbasan.

Dëshmitë e vrasësit me pagesë Nuredin Dumani zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin, ndërsa përmenden edhe ‘bosët’ e krimit në vend si Ervis Martinaj, Suel Çela, Kamber Mehajn, Sokol Sanxhaktarin, Florenc Hoxha, Elio Bitri etj, të cilët ndër të tjera kishin porositur eliminimin e njëri-tjetrit./O.S

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV