Studimi/ Kanabisi mund të shkatërrojë qelizat e kancerit të lëkurës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesit australianë po bëjnë eksperimente laboratorike për të parë nëse kanabisi mund të përdoret për trajtimin e kancerit të lëkurës.

Ata thonë se më pak se 15% të pacientëve arrijnë të mbijetojnë më shumë se tre vjet pas prekjes nga melanoma. Por, sipas studiuesve australianë, provat e reja laboratorike tregojnë se kanabisi mund të ndihmojë në trajtimin e këtij lloji të kancerit.

Leigh Raaschou ka luftuar me kancerin për disa dekada.

Ai nuk ka mbrojtur veten prej djegies nga dielli dhe thotë se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar nën rrezet e diellit.
Melanoma iu shfaq fillimisht në lëkurën e kokës dhe më pas u përhap deri në kockë. Mjekët u detyruan t’i hiqnin një pjesë të kafkës.
“Mjekët janë detyruar të heqin mbi 100 copa kanceroze të lëkurës në atë kohë, ndoshta afër 200”, thotë zoti Raaschou.
Që nga viti 1998, zoti Raaschou është prekur katër herë nga melanoma. Për herë të fundit ai u prek nga kjo sëmundje vitin e kaluar.
“Asnjëherë nuk kam mbajtur kapele, nuk kam përdorur kurrë krem për mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit. Dhe ky është rezultati”, thotë ai.
Terapia me rrezatim për të shkatërruar qelizat kanceroze i ka dëmtuar dëgjimin dhe shikimin.
“U jam nënshtruar trajtimeve me rrezatim në çdo zonë të kokës. Dhe mjekët më kanë thënë se nuk ka mbetur asnjë zonë pa u trajtuar. Bashkëshortja ime është e shqetësuar për gjendjen time”, thotë zoti Raaschou.

Në shumicën e rasteve, melanoma trajtohet përmes ndërhyrjeve kirurgjike ose terapive me rrezatim.
Por studiuesit në Universitetin Charles Darwin dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë në Melburn po hulumtojnë përdorimin e kanabisit, si një mundësi për trajtimin e kësaj sëmundjeje në të ardhmen.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh nëse hani një qershi me një krimb të fshehur brenda?

Studimi është në fazat e tij fillestare, por ata zbuluan kur vendosën një ekstrakt specifik nga bima e kanabisit sativa, të quajtur PHEC-66, në një epruvetë, se ajo u bashkëngjitet receptorëve në sipërfaqen e qelizave kanceroze dhe ndërpreu rritjen e tyre.
“Bëhet fjalë për melanomën malinje, një lloj fatal i kancerit të lëkurës”, thotë Dr. Nazim Nassar nga Universiteti Charles Darwin.
Dr. Nassar është bashkautor i një studimi mbi këtë hulumtim, të botuar në revistën “Cells”.
Studiuesit tani shpresojnë të fillojnë provat me kafshët.
Kjo mund të marrë vite dhe rezultatet do të duhet të jenë të suksesshme përpara se të fillojnë provat klinike me njerëz, por zoti Nassar është i inkurajuar nga rezultatet e deritanishme.
“Kjo metodë e detyron qelizën kanceroze të kalojë në atë që ne e quajmë vdekje të programuar qelizore ose apoptozë. Dhe për ne ky studim fillestar i kryer në laborator është një rezultat i shkëlqyer”, thotë ai.

Për njerëzit që jetojnë me kancer si zoti Raaschou, çdo alternativë ndaj operacionit është një opsion i mirëpritur.
“Do të isha shumë i kënaqur nëse nuk do të më duhej të hiqja kancerin me operacion. Do të dëshiroja ta dija këtë gjë 10 vjet më parë”, thotë zoti Raaschou./E.Ç

Të fundit

1947: Incidenti i Roswell, një përplasje UFO dhe misteri që vazhdon të mbijetojë

Një ngjarje që ndryshoi perspektivat për jetën jashtëtokësore Në verën e vitit 1947, një ngjarje e pazakontë ndodhi në një...

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njihet për një gjë të vetme e të sigurt: është i paparashikueshëm! Në një intervistë muajin e kaluar, kur u pyet...

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Lajme të tjera

Web TV