Rriten pagat nga reduktimi i tatimit/ Ja shtesa e të ardhurave që punonjësit do të marrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministra e Financave po harton disa ndryshime fiskale që lidhen me taksimin e pagave, të cilat pritet të miratohen brenda këtij muaji dhe të hyjnë në fuqi në Korrik. Në tryezë është hedhur për diskutim rritja e kufirit të sipërm të pagave mbi të cilat aplikohet tatimi. Pra nëse deri më tani për pagat mbi 200 mijë lekë aplikohet 23% tatim, një nga opsionet është që ky prag të shkojë deri në 250 mijë lekë. Kështu nga kjo nismë punonjësit me paga të larta në sektorin publik apo privat do të përfitojnë reduktim të tatimit, që përkthehet në një shtesë të të ardhurave mujore neto që ata marrin. Është bërë një llogaritje e tatimit që paguhet aktualisht midis dy niveleve të pagave. Pra një punonjës, sipas Scan me pagë 200 mijë lekë paguan tatim 22.100 lekë/muaj.

Ndërsa, një punonjës me pagë 250 mijë lekë paguan tatim  33.600 lekë/muaj. Diferenca mes dy niveleve është 11.500 lekë të cilat paguhen nga punonjësit me pagë 250 mijë lekë. Nëse ndiqet e njëjta formulë që aplikohet aktualisht për pagat deri në 200 mijë lekë,  punonjësit që paguhen 250 mijë lekë/muaj do paguajnë zero tatim deri në shumë 30 mijë lekë dhe 13% të shumës nga 30 mijë deri 250 mijë lekë . Pra, për një pagë 250 mijë lekë, tatimi do jetë 13% e 220 mijë lekëshit, apo 28.600 lekë në muaj. E thënë ndryshe një punonjësi me pagë 250 mijë lekë në muaj, deri ku synohet të ngrihet ky nivel, do t’i rritet paga neto me 5.000 lekë. E njëjta llogari bëhet edhe me nivelet e tjera të pagave nga 200 mijë lekë deri në 2500 mijë lekë, ndërsa deri më tani, pagat mbi 200 mijë lekë taksohen me 23% për shumën që kapërcen këtë nivel. Aktualisht, 23.047 persona, ose afro 1.7% e të totalit të të punësuarve në vend, kanë paga më të larta se 200 mijë lekë dhe të ardhurat e tyre mujore tatohen me 23%.

Rritet ekonomia

Ndërkohë faktin e rritjes së pagave në administratën publike e ka cekur dje dhe INSTAT. Sipas të dhënave të tyre, tremujori i katërt i vitit shënoi rritje të ekonomisë me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat e publikuara nga institute i statistikave flasin për një kontribut të shtuar të sektorëve të ndërtimit, shitjes së pronave si dhe rritja e pagave në administratën publike. Sipas INSTAT, Bazuar në të dhënat e INSTAT, në rritje ka qenë edhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme, i arteve, argëtimit, informacionit, i tregtisë, akomodimit ushqimor apo fusha e sigurimeve.  Ndërsa në rënie të fortë përgjatë vitit të kaluar është shfaqur bujqësia, e cila vetëm në tremujorin e katërt të vitit ka pësuar rënie me 3.07% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022.  “Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit shënoi rënie prej 3,07%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 2,03%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 10,80%.

Lexo edhe :  Banka e Shqipërisë projekton ndryshime në rregullore për tavanet e interesave

Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 0,38%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 8,81%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 7,50%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 10,33%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me rritje prej 10,78%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 8,82%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati rritje me 21,42%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 2,23%”, thotë INSTAT.  Pavarësisht rritjes ekonomike dhe bumit turistik me mbi 10 milionë të huaj që vizituan Shqipërinë vjet, nuk është regjistruar rritje e konsumit, pasi të dhënat tregojnë se konsumi në fund të vitit u rrit vetëm me 1.5% që është niveli më i ulët, që pas 2020-ës, kur ishte periudha e pandemisë dhe ekonomia u mbyll. Ndërsa përgjatë gjithë vitit konsumi i popullatës u rrit në total me 2.9%, nga 7.3% që u rrit në vitin 2022./e.t

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV