Aksident i rëndë në Burrel/ Ndërron jetë 62-vjeçari pasi përplasi makinën me murin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (4 prill) në Burrel, ku një person ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është një 62-vjeçar, i cili ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga. Mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës dhe për pasojë 62-vjeçari ka humbur jetën.

“Me datë 04.04.2024, rreth orës 20:30,  në vendin e quajtur “Ish parku”,  shtetasi M.B., 62 vjeç, banues në Burrel,  duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia./O.S

Të fundit

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, kryeplaku: Fletët e votimit imitim i KQZ

Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më 22 maj, nga kreu i...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Lajme të tjera

Web TV