Çfarë është Nata e Kadrit/ Rëndësia dhe përfitimet, pse mbahet e fshehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaji i Ramazanit është në 10-ditëshin e fundit, i cili ka edhe rëndësinë dhe vëmendjen më të madhe të besimtarëve. Kjo edhe për shkak të Natës së Kadrit.

Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed a.s., ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kur’anit, sipas fesë Islame.

Pra, Nata e Kadrit njihet si nata kur Kur’ani zbriti në tokë. Kjo natë festohet në dhjetëditëshin e tretë të Ramazanit.

Megjithatë, në Kur’an nuk përmendet një datë specifike.

Përse Nata e Kadrit është e fshehtë?

Ka shumë urtësi në fshehtësinë e kësaj nate. Nëse të gjithë do ta dinim me përpikmëri Natën e Kadrit, vendosmëria dhe vullneti gjatë Ramazanit do të pësonte rënie. Njerëzit, thjesht do t’i kushtonin rëndësi dhe vëmendje pikërisht kësaj nate, të cilën do ta kalonin në adhurim e punë të mirë dhe kaq. Prandaj, fshehja e saj shihet si një motivim për më shumë përkushtim gjatë gjithë muajit dhe një dyfishim i punëve të mira, sidomos gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit.

Çfarë është Nata e Kadrit/ Rëndësia dhe

E njëjtë me fshehtësinë e Natës së Kadrit, është dhe ora e pranimit të lutjes ditën e Xhuma, ashtu siç është dhe fshehtësia e emrit më të madh të Zotit, me të cilin nëse dikush e lut Zotin, i përgjigjet dhe ia pranon lutjen. Këto të tria janë ruajtur të fshehta me qëllim që ne ta lusim dhe adhurojmë Zotin sa më shumë.

Shenjat e Natës së Kadrit

Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj, të cilat nuk vihen re, vetëm pasi të ketë lindur dita e re. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason Natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë.

Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë Natën e Kadrit, era dhe se ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë.

Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës. Ka vende myslimane ku shiu bie pa pushim, të tjera ku ka vite që nuk bie shi, të tjera që vuajnë nga të ftohtit dhe të tjera që vuajnë nga i nxehti.

Çfarë është Nata e Kadrit/ Rëndësia dhe

Përfitimet e Natës së Kadrit

Mirësitë e saj janë të pafundme dhe begatitë na ndjekin pas deri vitin e ardhshëm.

Lexo edhe :  Situatë e rëndë nga moti i keq në veri të Italisë, lumenjtë dalin nga shtrati (VIDEO)

Në këtë natë përcaktohet jetëgjatësia e njerëzve. Përcaktohet se ku janë të destinuar të shkojnë. Përcaktohet risku, furnizimi dhe skamja. Kush do të kryejë Haxhin, përcaktohet pikërisht në këtë natë.

Në këtë natë zbresim me mijëra engjëj dhe vetë Xhibrili zbret në tokë. Allahu këtë muaj dhe këtë ditë e ka zbritur për të shpërblyer dhe për të adhuruar. Pra, në këtë natë përcaktohet fati i krijesave.

Ajo është një natë, të cilën Zoti e ka përzgjedhur për ta mbushur me madhështi dhe mirësi të veçanta. Siç thuhet në Kur’an, kjo është një natë më e vlefshme se një mijë muaj. Në të engjëjt e Zotit, të kryesuar nga Xhebraili, zbresin në dynja dhe në të përcaktohet fati i një viti për çdo njeri, si edhe ajo që është një natë e bereqetshme dhe e mbizotëruar nga paqja, deri në agim.

Çfarë është Nata e Kadrit/ Rëndësia dhe

Thuhet se në Natën e Kadrit u njoftohet engjëjve ajo që do të ndodhë vitin e ardhshëm.

U quajt Kadër, sepse kjo është një natë e lartë tek i madhi Zot dhe se në të falen gjynahet më së shumti dhe mbulohen të këqijat, pra kjo është natë e Magfiretit-mëshirës. Dijetarët islamë e quajtën “festë ndër më të respektuarat, natë e paqes, e mirësisë së përgjithshme, e shpërblimit të pashembullt”.

Njëra prej madhështive të kësaj nate është edhe hapja e dyerve të qiejve për të pranuar lutjet e atyre që i drejtohen Zotit të tyre që t’u zgjidhur hallet, për t’u larguar vështirësitë dhe për t’u sjellë gëzim.

Kjo natë është më e mirë dhe më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë. Dhe 1000 muaj bëjnë 83 vjet e 4 muaj.

Çfarë duhet të bëjë një besimtar Natën e Kadrit?

Çfarë është Nata e Kadrit/ Rëndësia dhe

Të bëjë sa më shumë dua (lutje).

Të bëjë teube e istigfar (të pendohet për mëkatet dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.

Të shtojë tespihët (të përmendurit dhe të madhëruarit e Allahut) dhe falënderimet.

Të bëjë salavat (lutje) për Pejgamberin a.s.

Të bëjë bamirësi sa të ketë mundësi.

Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve (duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj).

Të mos i kalojë namazet pa xhemat (pra të falet sa më tepër në xhami).

Të falë namaz nafile dhe tesheh-hud (namaz i natës) më tepër se zakonisht./   S.M

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV