“Çfarë nuk ka aty”/Avokati “zbërthen” telefonin që i është sekuestruar Monika Kryemadhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Idajet Beqiri ishte i ftuar në emisionin “Breaking” ditën e sotme, ku ka folur për vendimin e Gjykatës së Lartë për mos i kthyer Monika Kryemadhit telefonin e sekuestruar.

Ai tha se insistimi i Kryemadhit për ta marrë këtë telefon, tregon se aty fshihen prova të mëdha për veprimtarinë e saj kriminale.

“Insistimi i zonjës Kryemadhi për ta marrë me çdo kush atë telefon, tregon që aty fshihen gjëra të mëdha. Çfarë nuk ka brenda atij telefoni. Këtu nuk është problemi për të bërë aludime të forta. Por shqiptarët janë të vetëdijshëm, e kanë vuajtur mbi kurrizin e tyre atë 10% që u kërkonte Monika Kryemadhi sa herë Meta vinte në pushtet. Çdo vend pune, çdo sektor, do e çoje drejtor dogane, 10% të pagës së punonjësve e merrte Monika. Ishte bërë taksa-mbledhëse e SHPK-së me emrin LSI.

Brenda atij telefoni ka mesazh, “pse solle pak, pse nuk i solle fare, a do vish më ti aty, a do e gëzosh atë vend pune”. Pra ka të tilla gjëra brenda. Monika Kryemadhit i ikën truri. Ka ditë që nuk fle dhe është e sëmurë sepse e di çfarë kë brenda atij telefoni dhe çfarë mund të zbulohet. Ajo po lufton me apele, me rekurse e me zhurmë të madhe për ta marrë. Por ai telefon nuk i jepet më asaj. Ajo është provë krimi dhe pasi t’i merren të gjitha farë ka brenda do prishet. Insistimi tregon që ajo është fajtore jo sepse e presupozoj unë, por është provë.”– tha Beqiri./O.S

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV