Gjermani/ Qindra policë, nën dyshim për qëndrime ekstremiste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një raportimi në media ndaj 400 policeve e policëve gjermanë japë hapur procedura disiplinore apo hetime nën dyshimin për qëndrime ekstremiste të djathta dhe/apo bindjeve ideologjike konspiracioniste. Këtë e kanë raportuar mediat gjermane “Stern” dhe “RTL” duke iu referuar një pyetësori të 16 Ministrive të Brendshme të landeve në Gjermani. Shifra reale mendohet të jetë më e lartë, për shkak se Berlini, Meklenburg-Pomerania, Tyringjia, Bremeni nuk kanë dhënë shifra aktuale, thuhet.

I ngarkuari Federal për Policinë, Uli Grötsch, njoftoi se “jetojmë në kohë, kur ekstremistët e djathtë përpiqen me qëllim të destabilizojnë policitë. Sipas Grötsch, rreziku është i lartë si kurrë më parë. “Për të gjithë vendin. Dhe prandaj edhe për policitë.”

“Rrezik i madh për demokracinë”

Ministri i Brendshëm i landit, Renani Veriore-Vestfali Herbert Reul, tha se policet e policët që nuk respektojnë kushtetutën, por mbajnë qëndrime ekstremiste janë rrezik i madh për demokracinë dhe shtetin ligjor.” Këta njerëz nuk i duam në polici.

Hetime mbi raste ekstremizmi te forcat e sigurisë në lande apo federatë ka pasur herë pas here. Në një raportim të vitit 2022 nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme, u bë e ditur, se brenda tri vitesh nuk janë më në detyrë 327 punonjës të policisë, sepse kanë qenë të lidhur me prova me ekstremizmin e djathtë apo kanë qenë pjesë e “Qytetarëve të Rajhut”. Një raport tjetër të vitit 2023 pas akuzave për racizëm ndaj policisë, thuhet, se forcat drejtuese të policisë, të cilat janë konfrontuar me akuzat për racizëm te policia, shpesh kanë reaguar duke thesuar se bëhet fjalë për raste të veçanta, shkruan media gjermane “tagesschau”./O.S

Të fundit

Sot, dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit

Të gjithë maturantët, të cilët duan të vijojnë studimet e larta në universitete, sot, 3 gushti është afati i...

Spanjë, rrëzohet avioni privat, policia nis kërkimim për dy persona

Autoritetet spanjolle po vazhdojnë prej morësh kërkimet për dy pasagjerët e një avioni të lehtë me dy vende, i cili u rrëzua në det...

Politikani dënohet me burgim të përjetshëm pasi përdhunoi punëtoren e tij

Një gjykatë në shtetin Karnataka të Indisë ka dënuar me burgim të përjetshëm politikanin 34-vjeçar Prajwal Revanna, i cili u shpall fajtor për përdhunimin...

U kapën me kanabis në makinë, pranga tre të rinjve në Kukës

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në Kukës, pasi gjatë kontrollit të policisë u është gjetur lëndë...

Kimmich mahnitet nga blerja e re e Bayern: Ju tregoj pse Luis Diaz është special

Vera e Bayern Munich vazhdoi me një fitore, duke mposhtur Lyon 2-1 në një ndeshje miqësore ditën e djeshme. Ishte një sfidë e rëndësishme për...

Lajme të tjera

Web TV