Kosova nis sot censin për matjen e popullsisë/ Lista Serbe reagon ashpër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova nis sot (5 prill) regjistrimin e popullsisë në vend. Censusi do të zhvillohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

Regjistrimi i popullsisë do të shërbejë për politikat sociale që do të ndërmerren në të ardhmen nga qeveria, që nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e vendimmarrjet e tjera të rëndësishme.

Lidhur me censusin e popullsisë ka reaguar edhe Lista Serbe, e cila shprehet se komuniteti serb në veri nuk do të marrë pjesë në këtë proces. Duke e cilësuar procesin të turpshëm, lista Serbe shprehet se “proceset e organizuara nga Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga”.

“Të nderuar qytetarë…dëshirojmë t’i dërgojmë një mesazh të qartë Albin Kurtit dhe ata që e mbështesin atë se populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e ardhshëm në organizatën e tij, me të cilën ai dëshiron të konfirmojë suksesin e tij të turpshëm në dëbimin e serbëve. Proceset e organizuara nga Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga, pengoi funksionimin normal të shëndetësisë dhe përfitimeve sociale, hoqi të drejtën e votës, arrestoi dhe persekutoi Serbët, e pushtoi komunat me forcë, militarizuan veriun e Kosovës. Krahas kësaj, Kurti dëshiron të sulmojë edhe Serbinë me këtë regjistrim me disa kërkesa për dëmshpërblime të luftës, gjë që e pengon edhe më shumë çdo serb të jetë pjesë e këtij procesi” shkruan Lista Serbe në Facebook.

Në këtë census të gjithë qytetarët janë të detyruar me ligj që të japin të dhënat e tyre të sakta në pyetësorin që do ju paraqitet dhe në rast refuzimi do të aplikohen penalitete që variojnë nga 30 deri në 2000 euro për person.

Lexo edhe :  Gjykata Themelore dënon me burgim Agim Çekun

Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011, ku rezultuan mbi 1.7 milionë banorë në Kosovë./E.T

Të fundit

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt...

Shkodra liron trotuaret, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët. Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret...

Alarm në Izrael, Benjamin Netanyahu helmohet nga ushqimi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është helmuar nga ushqimi. Kështu njoftoi sot Zyra e Shtypit të Kryeministrit të Izraelit. Netanyahu do të vazhdojë të kryejë...

Indonezi/ Merr flakë anija me 280 pasagjerë, 3 viktima

Një anije me 280 pasagjerë në bord u përfshi nga flakët, në provincën e Sulawesit Verior, në Indonezi. Të paktën tre persona vdiqën, sipas raporteve...

“Dua poezi, por jo pa njerëzi”. Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon....

Lajme të tjera

Web TV