Çfarë po ndodh mes çiftit?! Luizi e “shantazhon” me video, Kiara: Nëse e publikon..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kiara Tito ka qenë e ftuar në emisionin më të ri të Bora Zemanit në Top Channel, “Cherry on Top”.

Ajo ka folur për periudhën e ëmbël të shtatzënisë, si po e përjeton ajo dhe Luizi dhe ka treguar shumë të pathëna. Një gjë që i ka bërë shumë përshtyje Kiarës gjatë shtatzënisë, është e gërrhitura. Ajo shprehet se nuk ka gërrhitur kurrë më parë, por tani gjatë shtatënisë ka ndodhur dhe Luizi e ka filmuar.

Kiara Tito: Gjëja që po vuaj më shumë është gjumi. Deri në muajin e 7 isha ok, pastaj kur fillova të merrja ato kilet e tepërt që kam shtuar 25 kg, janë kilogramët më të bukur.

Bora Zemani: 30 shtova unë në shtatzëninë time.

Kiara Tito: E kam shumë të pamundur të fle natën. Sa zë një pozicion më duhet të çohem sërish. Mezi po pres të shtrihem një herë përmbys kur të mbarojë kjo shtatzëni dhe të fle një herë e qetë.

Bora Zemani: Si ia bën me të gërhiturat e Luizit?

Kiara Tito: Tani Luizi këto kohët e fundit i ka shtuar pak si shumë këto të gërhiturat. Shkon në sallon në momentin që gërhet shumë sepse nuk do të më shqetësojë. Plus që kam marrë një jastëk gjigant nga këto të shtatzënive dhe zë gjysmën e krevatit me të dhe ndonjëherë e gjej Luizin duke rënë nga krevati domethënë. E di çfarë nuk ma kishte marrë mendja kurrë? Unë zakonisht fle shumë qetë edhe në Big Brother e kanë vërtetuar që unë nuk gërhas kurrë. Një natë Luizi tha ika në sallon sepse të dëgjova duke gërhitur dhe më kishte filmuar. Këtë video nuk ke për ta publikuar kurrë Luiz sepse nuk e di se çfarë mund të të gjejë.

/O.S

Të fundit

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

Lajme të tjera

Web TV