Erion Veliaj- një ligjërim ndryshe në kohën e ‘non gratës’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ilir Yzeiri

«Le style c’est l’homme même», – thoshte shkrimtari dhe teoricieni francez Bualo. Është e vetmja thënie që nuk është modifikuar në vitet e mëvonshme, atëhere kur studimi për stilin preku edhe vetë gjuhën, kur modelet e ligjërimit dhe gjuha u studiuan nga teoricienë formalistë apo nga ata që e shihnin tekstin ligjërimin edhe si përcaktues të një grupi shoqëror.

Pra, stili është njeriu vetë, kështu mund ta përkthejmë thënien e mësipërme. Nga kjo pikëpamje, teksti i Veliajt dje tregoi personalitetin e kryetarit tonë të Bashkisë dhe të Veliajt si njeri. Aty dallohej mbi të gjitha ndershmëria intelektuale. E para, ligjërimi i tij ngrihej mbi të vërtetën, në kuptimin që ai e pranonte krejtësisht atë që kishte ndodhur, pra, që disa bashkëpunëtorë të tij dhe drejtues të rëndësishëm të Bashkisë së Tiranës ishin nën hetim dhe dyshohen për përfitime duke abuzuar me detyrën.

Standardi i ri që është vendosur nga lidershipi i PS-së që, nëse SPAK heton, ne duhet ta pranojmë, është bërë një shenjë e re e ligjërimit të drejtuesve të lartë të PS-së dhe Veliaj e artikuloi atë që në fillim duke treguar me këtë rast një model të politikanit europian që e ndërton ligjërimin jo me klishetë e « non gratës », por me leximin real të tekstit që ka prodhuar ngjarja.

E dyta, me dinjitetin e njeriut që nuk ka frikë nga e vërteta, ai përmendi punën e shkëlqyer që kanë bërë bashkëpunëtorët e tij kur kanë qenë në krye të punëve për pastrimin dhe rregullimin e Tiranës nga kaosi i « non gratës ». Rikujtimi i këtij teksti i dha një përmasë dinjitoze ligjërimit të Veliajt dhe e ngriti personalitetin e tij edhe në nivelin human. Sepse, ai që dyshohet apo ai që gabon, është përsëri njeriu që duhet vlerësuar ashtu siç është, dhe jo me stilin e luftës së klasave që përdor ligjërimi i « non gratës ». E fundit, Veliaj e lexoi krejtësisht i qetë dhe me dinjitet tekstin që ka prodhuar ngjarja e ndalimit të drejtuesve të lartë të Bashkisë së Tiranës dhe, pa asnjë insinuatë, u shpreh se ka besim të drejtësia dhe se ai që ka gabuar duhat të paguajë.

Është me rëndësi të theksojmë këtu se ajo që deklaroi Veliaj se detyra e tij nuk është ajo e prokurorit, duhet të mbahet mirë në vështrim, nga që sot, hapësirat e abuzimit i ka gjithkush dhe përgjegjësia është individuale. Standardi i ri që vendosi Veliaj është se ai, në raport me ata që sot ndodhen të izoluar dhe të dyshuar për korrupsion, nuk përdori vizatimin bardh e zi, por tregoi se ajo që përcakton marrëdhëniet mes drejtuesve dhe vartësve është puna, e cila asnjëherë nuk duhet hedhur poshtë dhe pastaj dinjiteti që tregoi Veliaj për ta përmendur këtë anë pozitive të atyre që dyshohen ende për korrupsion, i jep dinjitetit edhe karakterit të Veliajt si njeri, një përmasë të rëndësishme kjo.

Lexo edhe :  E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)!

Ndërkaq, që nga koha kur « non grata » u mor i dyshuar për aferën e klubit « Partizani », madje edhe më parë, në ligjërimin e « Foltores » është riinstaluar stili i të menduarit me klishe e stereotipe dhe janë riaktivizuar stereotipitë e ligjërimit komunist që ndërtohet mbi sulme, mbi shpifje, kërcënime dhe fyerje. Është krejtësisht absurde dhe qesharake kur dëgjon në mbrëmjet e mërzitshme shqiptare se si anatemohet Veliaj për gjëra që as nuk i ka bërë dhe për të cilat as nuk po hetohet. Prokurorët dhe hetuesit mediatikë që e organizojnë ligjërimin e tyre me parimin e konspiracionit planetar, hamendësojnë dhe tjerrin llogje me « sikur » ose me zbulime si ato të turboalbanologëve për krime dhe afera që prodhohen në imagjinatën e sëmurë të komunitetit që ushqehet nga llumi apo përroi psikik i « non gratës ».

Askush nuk shqetësohet nga mënyra se si e sulmon « non grata » Altin Dumanin, apo SPAK-un në tërësi, askush nuk bën objekt ligjërimin agresiv që nuk pranon asgjë nga krimet që ka bërë, por të gjithë ata që frymëzohen nga të çmendurit poshtë ballkonit tregojnë në netët e mërzitshme shqiptare histori me afera që jo vetëm që nuk kanë ndodhur, por as që mund të imagjinohen.

Dhe ajo që ka ndodhur, pra ai tekst që prodhohet, pra ajo narrativë që krijohet nga një ngjarje jo vetëm që nuk lexohet ashtu siç është shkruar, por shërben si pretekst ose si ato temat me diversnatë që jepeshin në hartimet e realizmit socialist ku iu kërkohej nxënësve të tregonin ndjenjat dhe idetë për armiqtë e socializmit. Edhe te ne, « non grata » nga Ballkoni jep temat dhe në darkë hetuesit mediatikë nisin të shkruajnë hartimin.  Ndaj ligjërimi i Veliajt vendosi një standard të ri, ndaj edhe votuesi i Tiranës nuk impresionohet nga ajo që thuhet kundër Veliajt, por e voton atë ashtu siç nuk ka votuar askënd para tij./e.t

Të fundit

“Ilaria nuk do shkonte kurrë te shtëpia e tij”, prindërit e studentes tregojnë dyshimet

Vrasja e Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u masakrua me thikë nga ish i dashuri i saj Mark...

Arrihet marrëveshja e emigracionit në Gjermani, zgjerohet lista e vendeve të sigurta

Emigracioni ishte tema dominuese gjatë fushatës elektorale në Gjermani, e ajo u reflektua fort edhe në marrëveshjen e koalicionit që pritet të drejtojë tani...

Aty ku nisi gjithçka, Etrit Berisha zyrtarizohet tek klubi suedez

Etrit Berisha është lojtari më i ri i Hacken në Suedi. Zgjedhje befasuese për 36-vjeçarin, i cili ishte pa ekip që nga vera e...

Zbulohet data, ja kur do të mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

Më 14 prill do të mbahet në Luksemburg konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE. Data është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca polake e BE-së. Vendimi u mor sot...

Muse-X çel siparin në Tiranë: Muzikë, kulturë dhe bashkëpunim rajonal

Nga Etleva Xhajanka   TIRANË, 11 prill /ATSH/ MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në...

Lajme të tjera

Web TV