Mandati i Olta Xhaçkës, ja çfarë pritet të ndodhë këtë të hënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin shqyrton nesër dosjen e deputetes Olta Xhaçka për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes socialiste.

Plot 14 muaj më parë, gjykata vendosi pushimin e çështjes pasi 1/5 e deputetëve të Kuvendit pjesë e opozitës kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, i cili nuk miratoi raportin e PD-së që pretendon se deputetja Xhaçka ishte në papajtueshmëri të ushtrimit të mandatit të saj për shkak të statusit që kishte përfituar familjari i saj.

Në 18 janar të një viti me parë Gjykata Kushtetuese e pushoi e gjykimin e çështjes, pasi më parë sipas Kushtetueses do të duhet të shprehet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Vete kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në daljen e saj publike para mediave për herë të parë për vitin 2024 kur u pyet për mandatin e Olta Xhaçkës deklaroi se “ Të vësh në pikëpyetje zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor”.

Sot jemi në kushtet kur pas 14 muajsh Parlamenti njoftoi se do të shqyrtojë në Këshillin e Mandateve që drejtohet nga Lindita Nikolla çështjen Xhaçka.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë, në përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, i cili verifikon mandatin e deputetit.

Ngjarja me sfond të pastër politik u riaktivizua në sytë e publikut kur në 26 mars të këtij viti, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ktheu përgjigje deputetit të opozitës Gazment Bardhi, i cili i kërkoi parlamentit të mos bëhet mburojë për ish-ministren Olta Xhaçka.

Kryetarja e Kuvendit njoftoi dy javë më parë se Këshilli për Legjislacionin kishte marrë në shqyrtim vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe në datën 8 prill në kryesinë e Kuvendit, dosja Xhaçka do të parashtrohet sërish në Këshillin e 10 deputetëve.

Lexo edhe :  “Kanë marrë peng hapësirën komunitare”/ Rama: Çdo hapësirë do t’i kthehet komunitetit

Përballë njeri-tjetrit në këtë këshill do te jenë Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi dhe Ermonela Felaj./E.T

Të fundit

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë “Urës së Drinit të Zi”

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë "Urës së Drinit të Zi". Lajmi në përditësim...

Përfundon intervista për 7 kandidatët për drejtues të BKH-së

Ka përfunduar zyrtarisht sot faza e intervistave në procesin e përzgjedhjes së Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas zhvillimit të...

Trump kritikon Izraelin për krizën në Gazë: Fëmijët duken të uritur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu shqetësim lidhur me përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë dhe i bëri thirrje Izraelit që t’u...

Prapaskenat e merkatos, Barcelona bën gati 5 largime në gusht

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, nuk është në turneun aziatik të skuadrës, por po qëndron në zyrat e klubit. Arsyeja? Ai ka shumë lëvizje...

S’ka më shitje në gropë, Rama paralajmëron reformën e madhe me ndërtimet

Qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha që projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të...

Lajme të tjera

Web TV