Konsumi i bukës dhe embëlsirave, ja 2 faktorët që ndikuan në uljen e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas reduktimit të numrit të turistëve nga muaji tetor dhe deri tani, konsumi vijon të jetë me rënie për disa nga produktet e shportës ushqimore.

Bizneset e para që ndien rënien e konsumit pas përfundimit të sezonit turistik ishin dyqanet e tregtimit të bukës, produkteve të tjera të brumit dhe pastiçerive.
Disa drejtues të furrave të bukës në muajin tetor pohuan se rënia e kërkesës për produktet e brumit dhe ëmbëlsirave ishte 20% krahasuar me vitin paraardhës, përveç shitjeve të produkteve fast food, që nuk shënuan pakësim.

Tendenca rënëse e konsumit për këto produkte ka vijuar edhe gjatë vitit 2024. Prodhuesit e bukës dhe ëmbëlsirave thonë se ulja e konsumit te buka është ndikuar nga faktorë demografikë, duke përfshirë largimet e popullsisë në emigracion, veçanërisht të rinjve.

Hysen Caka, administrator në “Caka Group”, tha se për muajt janar-mars 2024, konsumi për bukën është ulur me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Pakësimi i konsumit sipas tij është më i lartë për produktet e pastiçerisë. Kërkesa për ëmbëlsirat ka rënë me 70% krahasuar me vjet.
“Për 3-mujorin e parë të vitit, konsumi për bukën dhe ëmbëlsirat ka shënuar rënie të lartë. Mendoj se arsyeja kryesore është largimi i të rinjve apo pjesës më vitale të shoqërisë në emigracion.

Shumica e popullsisë së mbetur që është e plakur konsumon sasi të ulëta të këtyre produkteve. Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë periudhë te rënia e kërkesës është edhe muaji i agjërimit. Me përfundimin e muajit të Ramazanit presim të kemi një situatë më të qartë për analizimin e faktorëve ndikues”, veçon ai.

Edhe Ali Dedolli, drejtues i rrjetit të furrave dhe dyqaneve të shitjes së bukës dhe pastiçerive “Alna Bakery”, pohon se pas largimit të turistëve të huaj, tendenca e konsumit vijon të mbetet në rënie. Sipas tij, shkak kryesor mbetet largimi i popullatës në emigracion.

Lexo edhe :  Këmbimi valutor 28 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Prodhuesit e bukës pohojnë se edhe gatimi i bukës në shtëpi ka një tendencë rënëse. Sipas tyre tashmë edhe ajo pjesë e popullatës që gjatë muajve të pandemisë e bënin bukën në shtëpi, është rikthyer blerjeve në furra, pasi kostoja e blerjes është më e leverdishme sesa ajo e përgatitjes së bukës në shtëpi.
Aksionet kundër informalitetit te pagesat e energjisë elektrike, ndër vite sipas tyre reduktuan numrin e familjeve që bëjnë bukën në shtëpi. Gatimi i bukës në shtëpi është më tepër traditë e mbetur te zonat rurale kultivuese të drithërave.

Importet e drithërave për janar-shkurt u rritën 50% për rezervat e grosistëve në pranverë

Ndonëse nga disa prej furrave kryesore të bukës ngrihet shqetësimi për rënie konsumi në 3-mujorin e parë të 2024, importet e drithërave janë me rritje.

Importet e drithërave për muajt janar-shkurt 2024 u rritën 51% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës sipas të dhënave të INSTAT.

Për kryetarin e Shoqatës së Përpunuesve të Miellit, Adi Haxhiymeri, shtimi i importeve nuk është ndikuar nga rritja e fabrikave, por nga masat e fabrikave të blojës për të krijuar rezervat e periudhës dimër- pranverë, pasi ende nuk dihet se si do të jetë çmimi i grurit për korrjet e reja./Monitor

Të fundit

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Lajme të tjera

Web TV