9 gra u riatdhesuan nga Siria, SPAK ngre dyshimin e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli këtë të enjte më 11 prill vendimin për nëntë gra të riatdhesuara nga Siria, të akuzuara për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari luftarake në një shtet të huaj. Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS.

Kryesuesja e trupit gjykues, Rudina Palloj lexoi vendimmarjen për deklarimin fajtor të nëntë të pandehurave dhe dënimin e secilës prej tyre me masën e kërkuar nga prokurorja Elida Kaçkini, me 7 vjet heqje lirie që në aplikim të gjykimit të shkurtuar mbetet në masën 4 vjet e 8 muaj burg. Po ashtu, është pranuar kërkesa e prokurorisë për pezullimin e dënimit të të pandehurave dhe vendosjen e tyre në shërbim prove për pesë vjet, duke i detyruar të mos shoqërohen me persona të hetuar apo dënuar për vepra të tilla penale, si dhe të mos frekuentojnë ambiente me individë që kanë qëndrime radikale. Gjykata vendosi edhe heqjen e masës së sigurisë që u ndalonte të pandehurave lëvizjen jashtë vendit.

Nga hetimi i SPAK rezultoi se nëntë të pandehurat i janë bashkuar me vullnet të lirë në vitet 2013-2014 dy organizatave terroriste në Siri, të njohura si të tilla nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, OKB. Prokurorja Kaçkini deklaroi gjatë gjykimit se është e provuar se të pandehurat u janë bashkuar bashkëshortëve duke mbështetur ideologjinë e organizatës terroriste./O.S

Të fundit

“Qenka si aeroplan!” Statuja e Krishtit kritikohet: Cilësia e punimit, e dobët

Statuja e Jezusit, i vendosur në malet piktoreske të Nikaj Mërturit në Tropojë ka ndezur polemika. Fotot e publikuara në...

Përplasen 5 makina në autostradën Fier-Lushnjë

Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në autostradën Fier-Lushnjë. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar por vetëm...

Gjyqi që zgjati 10 vite, Platini dhe Blatter shpallen të pafajshëm

Hetimi për mashtrim të dyshuar, që kishte bllokuar karrierën e Platini dhe e kishte penguar të kandidonte për presidencën e FIFA-s, është mbyllur përfundimisht....

Policia italiane kap 22-vjeçarin shqiptar, 51 doza kokaine gati për shitje

Policia italiane ka arrestuar një 22-vjeçar shqiptar pasi u kap me disa doza kokainë gati për shitje dhe para cash të dyshuara të fituara...

Gonxhja: Naun Shundi dha shpirt e jetë për skenën shqiptare

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit Naun Shundi. Gonxhja thotë se aktori dha shpirt...

Lajme të tjera

Web TV