Mandati i Xhaçkës jo në Kushtetuese/ Bardhi hedh akuzat: Ka ndodhur një puç institucional

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të grupimit të Rithmelimit, Gazment Bardhi i ftuar në një program televiziv komentoi aktualitetin politik në vend.

Bardhi: Ajo që ndodhi sot ishte në fakt refuzimi i mazhorancës për të zbatuar një vendim konkret të Gjykatës Kushtetuese.

Një vendim drejtësie i gjykatës më të lartë në vend u hodh në kosh, sepse rrezikonte interesat e një bashkëpunëtoreje të afërt të Ramës.

Ka ndodhur një puç institucional, një puç kushtetues.

Sot praktikisht Mazhoranca I ka thënë gjykatës Kushtetuese shfuqizo cfarë të duash, ne votojmë si të duam ne.

Mazhoranca ka shpallur veten mbi gjykatën Kushtetuese.

Jemi sovranë ishtë mesazhi që i dhanë gjykatës Kushtetuese.

Është e paprecedentë, nuk ka ndodhur kjo në 33 vite.

Nuk pranohet të çohet fare lënda në gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese është i vetmi autoritet që kontrollon punën e Kuvendit.

Sot cdo shqiptar nuk ka detyrim për të zbatuar vendimin e gjykatave.

Xhaçka është nën hetim për disa cështje nga SPAK, dhe mesazhi sot ishte për pjesën tjetër të drejtësisë.

Që Xhaçka ka status të posaçëm, është njeri i paprekshëm dhe nuk guxon kush ta prekë pa lejen e Edi Ramës.

Ky ishte mesazhi mafioz që u përcoll drejtësisë./e.t

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV