Të rinjtë kërkojnë t’i ikin luftës, kapen dhe rrihen në kufi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lloj tjetër lufte po zhvillohet në kufirin perëndimor të Ukrainës, pasi shumë të rinj nuk duan të shkojnë në fushën e betejës dhe po përpiqen të ikin jashtë vendit.

Videot tregojnë se si dhunohen të rinjtë e kapur pranë kufirit me Rumaninë, duke u përpjekur të arratiseshin.

Shumë i quajnë frikacakë, ndërsa disa të tjerë tradhtarë.

“Unë nuk jam i pafe. Shumë nga miqtë e mi tashmë janë larguar. Kushdo që ka mundësi, largohet,” i tha Sky News një i ri ukrainas që vendosi të shkonte jashtë shtetit për të shmangur rekrutim.

Ai e kaloi kufirin përmes maleve, pasi kishte paguar 6000 dollarë si çmim për të dalë nga vendi. “Kam nevojë për paqe, më së shumti për mua”, thotë ai.

“Këta njerëz nuk janë gati të vdesin. Dhe të rinjtë nuk janë gati të varrosen të gjallë. Shumë vijnë tek ne për ndihmë”, tha një nga trafikantët që pranon se nuk i vjen aspak turp për veprimin e tij.

Arrestohen të dyshuarit për refuzim të rekrutimit Për momentin, autoritetet po përpiqen të ndalojnë problemin. Ushtria ka nevojë për rekrutë. Megjithatë, mijëra ukrainas po përpiqen të largohen për në Ukrainë.

Çdo javë, autoritetet arrestojnë si personat që tentojnë të arratisen, ashtu edhe personat që dyshohen se janë kundërshtarë të ndërgjegjes.

Në dhjetor, Ukraina kishte nevojë për më shumë se gjysmë milioni ushtarë të rinj, një çështje që presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, e kishte përshkruar si shumë të ndjeshme./e.t

Të fundit

A po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Që nga rizgjedhja e tij si president i SHBA-së, Donald Trump është përballur vazhdimisht me akuza për përfitime personale. Në fakt,...

U kap me kokainë në makinë, lihet në “arrest shtëpie” vajza e Eli Farës

Gjykata ka lënë nën masënm e sigurisë “arrest me burg” vajzën e këngëtares Eli Fara, Roxhensa kapurani alias Marina Fara. Marina u kap ditën e...

Rama thirrje për t’iu bashkuar aksionit të pastrimit: Do zhvillohet në 10 parqe

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e së shtunës një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të...

ANALIZA/ Pse Donald Trump beson se e meriton çmimin Nobel të paqes

Përpjekjet e Donald Trump për të përfunduar luftën në Ukrainë kanë rikthyer fushatën e tij për të fituar Çmimin Nobel të Paqes. Gjatë një...

BSH: 3,5 miliardë lekë pagesa elektronike në 6-mujorin e parë 2025

Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të...

Lajme të tjera

Web TV