Garancia sovrane/ Biznesi fason mund të marrë mbi 100 mln lekë kredi! Ja kriteret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Ka hyrë në fuqi vendimi për dhënien e garancisë sovrane prej 4 miliardë lekë për sektorin fason, për investime dhe për blerjen e lëndës së parë.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare thuhet se aplikimet për të përfituar nga garancia sovrane duhet të bëhen para datës 31 tetor 2024, dhe kontratat për miratimin e huasë nga 11 bankat tregtare do të  nënshkruhen jo më vonë se 31 dhjetor i këtij viti.

Të gjitha bizneset që do të aplikojnë për të marrë këtë kredi që do të ketë normë interesi deri 1.5%, dhe pa pagesë principali për 6 muajit e parë kur është për blerje lënde të parë dhe 9 muaj kur është për investime, nuk do mund të marrin më shumë se 100 milionë lekë. Bizneset pas marrjes së kredisë, ku është për investim kanë 7 vite kohë ta shlyejnë, ndërsa kur është për blerje lënde të parë duhet ta kthejnë brenda 3 vitesh.

Që bizneset të jenë përfituese të kredisë përveç se duhet të jenë të regjistruar në QKB, duhet të mos kenë detyrime tatimore të papaguara në momentin e aplikimit, të mos kenë pasur historik me kredi me probleme dhe të mos kenë historik me probleme me garancitë e pandemisë dhe të krizës së çmimeve.

Huamarrësi do të nënshkruaj edhe një formular vetëdeklarimi ku garanton se kredinë do ta përdor vetëm për investime ose lëndë të larë në biznesin fason.

“Huamarrësi duhet të nënshkruajë formularin e vetëdeklarimit që do t’i vendoset në dispozicion nga Huadhënësi, nëpërmjet të cilit deklaron se Fondet e Huas do të përdoren vetëm për qëllimet e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni. Gjithashtu, në formularin e vetëdeklarimit, Huamarrësi duhet të deklarojë kreditë e aprovuara dhe ato në proces aplikimi/aprovimi në emër të Huamarrësit, të aprovuara, apo në proces aprovimi brenda kësaj skeme garancie nga institucionet e tjera huadhënëse”, thuhet në vendim.

Lexo edhe :  Rruga e Arbrit, pa pagesë/ Rama: Sa të jem unë kryeministër nuk do të paguani

Po ashtu në vendim thuhet se banka do të mund të vendosë penalitete për pagesat e vonuara të kësteve por jo nëse kredia shlyhet para kohe.

Bankat do të bëjnë vlerësimin e rrezikut për huamarrësit, në përputhje me standardet dhe legjislacionin bankar, si dhe janë të lirë të kërkojnë kolateral shtesë përveç vlerën 70% që e garanton Ministria e Financave.

“Huadhënësi, bazuar në vlerësimet e riskut të kreditit për secilin Huamarrës gëzon të drejtën që të kërkojë ose jo kolateral shtesë nga Huamarrësi, por në asnjë rast masa e kërkuar e kolateralit, duke përfshirë edhe vlerën e garantuar të Huas, sipas kësaj Marrëveshjeje, nuk duhet të tejkalojë mbulimin e përllogaritur, sipas legjislacionit dhe rregullave të brendshme të Huadhënësit”, thuhet në vendim.

Garancia shtetërore u miratua në nisje të këtij viti për shkak të humbjeve të mëdha të sektorit fason, si rezultat i zhvlerësimit të fortë të euros. Kjo kredi i mundëson bizneseve të industrisë përpunuese mbështetje financiare përmes kreditimit me kushte lehtësuese, në kushtet e krizës që po përjetojnë prej zhvlerësimit të euros./e.t

Të fundit

Primaret e PD/ Dalin shifrat e pjesëmarrjes, ja sa demokratë votuan deri në orën 12.00

Procesi i Pimareve 2025 për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në të gjitha qendrat e...

SHBA miraton shitjen e 3 miliardë dollarë armatime për Izraelin

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të bombave, paisjeve për shkatërrimin e eksplozivit dhe armatimeve të tjera në vlerë gati 3...

SPAK operacion në Tiranë, firmoset ‘arrest shtëpie’ për një avokat (EMRI)

Nje operacion po zhvillohet aktualisht nga SPAK, ku mësohet se është ndaluar avokati Bardh Koçi, i dyshuar për veprën penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm. Për të GJKKO ka caktuar masën e...

Kultivuesit hedhin midhje në këshillin Bashkiak në Sarandë (VIDEO)

Një grup kultivuesish të midhjes nga Ksamili kanë protestuar para bashkisë së Sarandës për shqetësimin, sipas tyre jetik, midhja. Degradimi i parametrave jetësorë të liqenit...

Rama i kujton SPAK dosjen e ‘Masakrës së Gërdecit’/ Drejtësia s’është marrë ende!

Gjate takimit me asamblenë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10, kryeministri Rama nënvizoi se reforma në drejtësi u realizua falë PS-së e...

Lajme të tjera

Web TV