“Ju mund ta përdorni edhe mikrofonin si shkop bejzbolli”, debate në komisionin hetimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, ka parashtruar dy kërkesa procedurale ndaj opozitës teksa ka ironizuar me Ervin Salianjin kur i tha se ai mund ta përdorë edhe mikrofonin si shkop bejzbolli.

“Ju mund ta përdorni edhe mikrofonin si shkop bejzbolli. Unë do ta ribëj kërkesën time për këtë komision, qe ta dëgjojnë dhe ekspertët që kemi thirrur. Veprimtaria e këtij komisioni është të hetojë, jo të shpallë fajtorë. Korrigjoni verbin tuaj. Kërkesa e dytë që kam është që propozoj te ndryshojmë rendin e ditës. Të njohim ekspertët me objektin e këtij komisioni dhe t’i ngarkojmë me detyrat për mbledhjen e informacionit”, tha Gogu.

Më herët gjatë debatit me Salianjin, ai kërkoi nga kolegët e opozitës t’i përmbahen vendimit të Kuvendit e të mos shndërrohen në gjyqtarë. Gogu iu përgji akuzave të Salianjit pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit.

“Une e kuptoj qe ju jeni shume te trembur dhe ndiqni strategjine e atij qe eshte sot me i tremburi ne ballkonin e shtepise se tij. Ky rol eshte te marresh rolin e gjyqtarit. Javen e kaluar donit t’i jepnit pafajesi Berishes, sot doni te beheni gjyqtari i Ervin Muces. Ju nuk ndiheni rehat ne rolin e parlamentarit qe heton sipas vendimit te Kuvendit. Nga njera ane doni te shfajesoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjeter te ndeshkoni kundershtarin politik”, tha Gogu.

Salianji: Një sekondë! Mbledhjen e drejtoj unë dhe nuk ia kam dhënë fjalën. Unë e përdor si shkop dhe jo si akullore si ju! (mikrofonin) Bëni pyetjet tek unë pastaj shkoni aty. Avash avash. Z.kryetar që bën zhurmuesin. Sapo morët vesh se cilët janë kërkesat për informacion fap kërcyet. Ekspertët nuk janë në pozicionin e dëshmitarëve dhe as ju mbi palët./O.S

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV