“Koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë”/ Zotohet Meta: Do ta shkundim nga themelet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Ilir Meta, është shprehur se ka ardhur koha për të rithemeluar Partinë e Lirisë, “për t’u shkundur dhe riorganizuar nga themelet”.

Në një mesazh drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, Meta deklaroi se duhet t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë, arrogancës së papranueshme në opozitë.

“Kemi detyrime shumë të mëdha ndaj të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve që na kanë votuar, na mbështetin dhe sakrifikojnë çdo ditë për Partinë e Lirisë, pa përfituar asgjë, pa kërkuar asnjë favor dhe pa trokitur ndonjëherë në derën e selisë për t’ju zgjidhur ndonjë hall!

Me shumë përulësi u jam thellësisht mirënjohës, emër për emër, secilit prej tyre, dhe i garantoj se do të bëj gjithçka në interes të tyre për të vënë në jetë 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë dhe objektivin tonë madhor për 4 milion shqiptarë + në vendin e tyre!

Ndaj është koha për rithemelimin e Partisë së Lirisë në Konventën Kombëtare më 27 prill, për t’u shkundur dhe për t’u riorganizuar nga themelet, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë arrogancës së papranueshme në opozitë”, tha ai./E.T

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV