Nuk shlyejnë sigurime po as pagat, Tirana, Vlora e Korça po abuzojnë me punëtorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vonesa në paga por dhe mos shlyrje të pagesave të prapambetura, sigurimeve shoqërore, apo orëve shtesë. Këto janë ankesat më të shumta të punonjësve në 2023 për bizneset ku punojnë.

Të adresuara në regjistrin e ankesave pranë Inspektoratit Shtetëror më shumë qytetarë po ankohen për kushtet bazë në një ambient pune të cilat drejtpërsëdrejti ndikojnë në ekonominë e tyre familjare.

Bizneset duket se nuk respektojnë një listë të gjatë të të drejtave të qytetarëve në punë. Jo vetëm paga e sigurimet shoqërore, ndër problematikat e raportuara rreshtohen raportet mjekësore të papaguara, cenim apo ndërprerje të marrëdhënieve të punës, kushte të pasigurta apo dhe trajtime jo të barabarta e diskriminime.

Këto janë arsye madhore dhe nxitëse sipas ekspertëve që një shqiptar të braktis vendin për një punë më të mirë në emigrim.

Ndalur sipas qyteteve, pavarësisht se në Tiranë kontrolli është më i shtuar, ankesat janë më të larta me 64% pasuar më tej nga Vlora 8%, Korça 4%, Shkodra 3% dhe pjesa e mbetur në Gjirokastër e Dibër./O.S

Të fundit

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

Lajme të tjera

Web TV