Veliaj: Në 2025 mbyllet procesi i rindërtimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa inspektoi punimet në zonën e Kombinatit ku do strehohem familjet e prekura nga tërmeti i vitit 2019, tha se 2025-a do të jetë viti kur do t’i jepet fund problematikave që shkaktoi fatkeqësia natyrore.

“Qëllimi është të bëjmë një punë për së mbari! Na duhet që të shkojmë te mbi 1 mijë apartamente për ta mbyllur përfundimisht historinë e tërmetit dhe për t’u siguruar që viti buxhetor 2024-2025 është viti kur ne i japim fund një prej dramave më të mëdha, të cilën nuk e shkaktoi qeveria e bashkia, por natyra dhe mënyra si tërmeti solli shumë dëmtime”, tha Veliaj.

Duke falenderuar qytetarët për besimin, Veliaj u bëri thirrje të mos lejojnë të përdoren nga politika e vjetër që, sipas tij, krijon vonesa të pafalshme.

“Kur shikon Ilir Metën që vjen dhe proteston te Bashkia e Tiranës, duke puthur duart e atyre që bllokonin punimet, duhet të kujtojmë një gjë: Jargët e Ilir Metës do thahen, ndërsa këto pallatet këtu, do mbeten. Kur ne lejohemi të punojmë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, u shpreh ai.

Pas përfundimit të kolaudimeve dhe infrastrukturës bazike do të hidhet shorti publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit, në objektet e ndërtuara në këtë zonë, siç është bërë më herët në rastin e banesave tek lagjja “5 Maji”./O.S

Të fundit

Operacion në Shkozet, shoqërohen disa persona me rrezikshmëri të lartë

Policia e Durrësit po zhvillon mbrëmjen e sotme një operacion me zonën e Shkozetit në Durrës. Burime bëjnë me dije...

Fatmir Mediu: Vetëm Berisha mund ta bashkojë PD

Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri...

Trump: Ukraina kërkon të mundë një vend 15 herë më të madh

Pavarësisht manipulimeve ruse, presionit ukrainas dhe shqetësimeve evropiane, Uashingtoni po lëviz drejt një rendi të ri global ku përfundimi i luftës në Ukrainë shihet...

Barcelona kërkon qendërmbrojtës, dalin 3 opsionet e Flick

Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para...

“12 mijë komisionerët e PD i njohën zgjedhjet, Berisha merr rrogën”

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se edhe pse kreu i PD Sali Berisha në deklaratat e tij thotë se nuk i njeh zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV