Meta frymëzohet nga stërvitjet/ Përgatit paketën për të mbështetur ata që hapin palestra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kohët e fundit është parë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe vëmendjen e kanë tërhequr videon të cilat i ndan teksa stërvitet në palestër.

Stërvitja është kthyer tashmë në një rutinë për kreun e Partisë së Lirisë, i cili duket se është ‘frymëzuar’ gjatë ushtrimeve edhe për programin politik të partisë që drejton.

Me një video të re nga palestra, Meta thotë se ekipi i Partisë së Lirisë po punon për të prezantuar një paketë për të mbështetur ata që hapin palestra. Qëllimi i kësaj pakete sipas Metës ka në fokus mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Në kushtet e asgjësimit të hapësirave të gjelbërta dhe sidomos të terreneve sportive, për qëllime të ndërtimit të shfrenuar dhe betonizimit të kryeqytetit e Durrësit dhe qytete të tjera, palestrat kanë mbetur e vetmja zgjidhje për shumë të rinj, të reja, gra qytetarë për t’u ushtruar me qëllim mbrojtjen e shëndetit.

Garantoj se shumë shpejt PL do ketë një PAKETË SPECIALE për mbështetjen e të gjithë atyre që investojnë për ndërtimin e palestrave dhe mirëmbajtjen e tyre. Ekipi ynë po përgatit një paketë speciale në mënyrë që t’u vijmë në ndihmë të gjithë të rinjve, të rejave, grave e qytetarëve që të mbrojnë shëndetin e tyre në këto palestra”, shprehet Meta./e.t

Të fundit

Kriza në Gaza, Trump organizon një takim me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar një takim politik mbi luftën në Gaza me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe ish-të...

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan: E kërcënova me thikë!

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja makabër e shqiptares, Marjoala Nakoleci nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci në Volos të Greqisë. Media greke Zougla.gr...

28 gusht 1521: Osmanët zgjerohen në Evropë, Sulejmani i Madhërishëm merr Beogradin

Në fillim të shekullit XVI, Perandoria Osmane ishte në një fazë të fuqishme të zgjerimit territorial. Nën udhëheqjen e sulltan Sulejmanit të Madhërishëm (Sulejman...

Horoskopi ditor, 28 Gusht 2025

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush nuk do ece aspak si...

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë mundëson komunikimin e qytetit me...

Lajme të tjera

Web TV