Shqipëria, e gjashta për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë.

Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën nga aksidentet me makinë, ose 59 persona për 1 milion banorë. Kjo shifër është më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 46 viktimash për 1 milionë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Në total, Shqipëria renditet e gjashta, pas Rumanisë që mban rekordin me 86 vdekje për 1 milion banorë, Bullgarisë (78), Kroacisë (71) dhe Portugalisë (60).

Nuk ka të dhëna të fundit për vendet e rajonit, por statistikat e mëparshme referojnë se numri i tyre është më i ulët se në Shqipëri.

Megjithatë një zhvillim pozitiv është se numri i viktimave nga aksidentet rrugore në Shqipëri ka ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit.

Në 2022 u shënuan 164 humbje jete, që është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë që nga viti 2000, kur raportohen të dhënat (shiko grafikun: Të vrarë në aksidente rrugore, Shqipëria). Në krahasim me 2077-n, ku u shënua rekordi i viktimave, jetët e humbura janë përgjysmuar në 2022.

Sipas INSTAT, rreth 70-80% e aksidenteve shkaktohen nga drejtuesit e mjeteve. Grupmoshat e reja 25-34 vjeç janë në përgjithësi më të pakujdesshmit.

Vdekjet nga aksidentet rrugore në BE u rritën me 4% në 2022

Sipas Eurostat, 20 653 persona humbën jetën nga aksidentet e trafikut rrugor në Bashkimin Europian gjatë vitit 2022, duke shënuar një rritje prej 4 për qind krahasuar me vitin 2021 (19 917 viktima). Numri i viktimave është rritur për dy vite radhazi pas rënies së paprecedentë në vitin 2020 (18 833), vit ku kufizimet e COVID-19 prekën transportin e pasagjerëve.

Lexo edhe :  Dikur taksist e kamarier, sot analist taksash në Ministrinë e Teksasit

Shkalla me e lartë e vdekshmërisë rrugore u regjistrua në Rumani, ndërsa më e ulëta në Suedi.

Në vitin 2022, në BE kishte mesatarisht 46 viktima në trafikun rrugor për 1 milion banorë. Duke marrë në konsideratë popullsinë e çdo vendi të BE-së, shkalla më e ulët e vdekjeve në rrugë në vitin 2022 u regjistrua në Suedi (22 vdekje rrugore për 1 milion banorë), e ndjekur nga Danimarka (26) dhe Irlanda (31).

Ndërsa normat më të larta u regjistruan në Rumani (86 vdekje rrugore për milion banorë), e ndjekur nga Bullgaria (78) dhe Kroacia (71).

/Monitor

Të fundit

VIDEO/ Erjola Doçi feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga personazhi i njohur

Një prej të ftuarave në festën e organizuar me ish-konkurrentët e “BBV3” dhe jo vetëm, ka qenë dhe moderatorja...

Kush e vrau Musolinin? Rindërtime, pyetje dhe hipoteza alternative

Në orën 16:10 më 28 prill 1945 u vranë Benito Mussolini dhe Claretta Petacci. Walter Audisio qëlloi. Apo ndoshta jo? Hipoteza dhe rindërtime. Kush i...

Një tjetër mister rreth piramidave u zgjidh, si i ndërtuan egjiptianët në shkretëtirë?

Si ndërtuan egjiptianët piramida në shkretëtirë, duke transportuar gurë gjigantë, pa mjete teknologjike? Ata shfrytëzuan një degë të Nilit, e cila tani është zhdukur. Përveç...

Historiani Alexey Komarov: “Ndihmë e paçmuar” për çlirimin e Norvegjisë prej nazistëve

80 vjet më parë u nënshkrua një marrëveshje midis BRSS dhe Norvegjisë Svyatoslav Knyazev, Ekaterina Kiyko 80 vjet më parë, më 16 maj 1944, vendet anëtare...

28 maj 1937/ Wolgsvagen, makina popullore që u motivua nga Nacional Socialistët gjermanë

Themelohet prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen. Volkswagen përkthehet si “makina e popullit” në gjuhën gjermane. Slogani aktual i reklamave ndërkombëtare të kompanisë është thjesht...

Lajme të tjera

Web TV