Taksat rritin çmimet/ Çfarë po ndodh me sektorin e ndërtimit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sektori i ndërtimit shfaqi pesimizëm në muajin mars. Ndërsa presin që aktiviteti i ndërtimit, punësimi dhe çmimet të ngadalësohen, efekti ndjehet dhe në tregun e pasurive të paluajtshme ku ekspertët tregojnë se ritmi vijon të mbetet i njëjtë në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, por me kërkesë më të ulët.

“E vetmja gjë për momenti sipas raporteve dhe interpretimit tonë që shohim si element problematik është mungesa e shesheve të reja kryesisht brenda unazës së madhe të Tiranës.

I gjithë fokusi i ndërtimit po shkon drejt zonave periferike, kjo është një element që na bën të kemi një raport të saktë në lidhje me çmimet, që do të thotë e gjitha zona brenda unazës së madhe të Tiranës po fokusohet dhe po homogjenizohet në një çmim të caktuar që ka të bëjë me fazat e ndërtimit ndërkohë nëse blerësit kërkojnë diçka më ekonomike dhe më fleksibilitet në blerje duhet të orientohen se s’bën drejt periferisë”.

Gjatë këtij viti është futur në fuqi edhe një metodë e re për taksimin e pasurive të paluajtshme me normën 15%, ndërsa për ndërtesat e vjetra çmimi i referencës zbret me 1% për çdo vit vjetërsi. Vendosja e taksës sipas agjentëve ka sjellë një fryrje artificiale të çmimeve të banesave në treg

“Në të gjitha aplikimet që kemi bërë kanë qenë të pasqyruara shumë mirë, noterët kanë qenë bashkëpunues dhe nuk ka pasur ndonjë problematikë.

Por, ajo që ka lindur si problem është se pronarët kanë tendencën që edhe pse prona e tyre mund të ketë 20 vite ndërtim, nuk mund të quhen pallate të reja, përsëri kanë tendencën që të jenë në treg me një çmim që kanë pallatet e sapondërtuara, që nuk krahasohen me pjesën e cilësisë së ndërtimit apo komoditetin që ofrojnë.”

Lexo edhe :  FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Sektori i pasurive të paluajtshme ka sjellë kontributin më të madh në rritjen ekonomike gjatë vitit të kaluar, ndërsa edhe tek investimet e huaja direkte mbajnë peshën kryesore, duke e bërë sektorin jetik për Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit./    S.M

Të fundit

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV