Kujdes! Nesër reshje intensive në të gjithë vendin! Mund të ketë vërshime të lumenjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parashikimi nga ekspertët e Instituti i Gjeoshkencave tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 17.04.2024 parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit prej orëve të mesnatës.

Në orët e para të ditës parashikohen reshje shiu në formën e rrebeshe të shpejta dhe stuhi të herëpashershme me shkarkesa, të cilat në intervale të shkurtra kohore shfaqen problematika në Veriperëndim si dhe pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vijës bregdetare.

Sasia e reshjeve pritet të jetë me intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Shkodrës.

Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive.

Në qarqet Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Në datën 18.04.2023, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe institucioneve që kanë në administrim hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale./E.T

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV